Është lajm shumë i mirë që linja hekurudhore “Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë - Carralevë”, po bëhen.
Organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në gjashtë (6) vendet e Ballkanit Perëndimor, u mbajt takimi i Këshillit Ministror, ku bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë - Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore.
Njëherit,u prezantuan të arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së, progresin që është bërë në hekurudha e rrugë, e diskutuam për forma të reja të transportit, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.