Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë
Me hapa të shpejt drejt fillimit të ndërtimit të rrugës Prizren - Tetovë
Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, u miratua Vendimin Preliminar për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti Struzhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova”, në Prizren-Jug, L=20.350km, për Zonat Kadastrale: Prizren, Vllashnje, Leskovec, Jabllanicë dhe Kushtendil, të Komunës së Prizrenit.
Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në dy anët e maleve të Sharrit – respektivisht lidhet auto ruta europiane E65 në Maqedoninë e Veriut me auto rutën E80 në Kosovë. Lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveçse i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson hapjen e një korridori të ri rrugor që ka impakt në rajonin e gjerë të Ballkanit.