Lajmet

02 dhjetor 2024

Çdo digë në Kosovë është e sigurt dhe monitorohet në kohë reale

Në të kaluarën, Kosova nuk kishte një sistem të avancuar për monitorimin e sigurisë dhe menaxhimin e ujërave. Matjet bëheshin manualisht, shpesh me vonesa që rrezikonin reagimin ndaj emergjencave, dhe nuk mbulonin të gjithë territorin.
Sot, vetëm brenda dy viteve, kemi transformuar rrënjësisht këtë sektor. Çdo pellg lumor në Kosovë ka stacione të monitorimit me sensorë për nivelin e ujit dhe shumë parametra tjerë, duke siguruar të dhëna në kohë reale. Nga 12 stacione meteorologjike automatike, kemi arritur në 23. Nga vetëm 3 stacione për monitorimin e reshjeve, sot kemi 36, ndërsa stacionet hidrometrike janë rritur nga 16 në 34. Për herë të parë, kemi përfshirë edhe monitorimin e ujërave nëntokësore me 40 puse funksionale në të gjithë territorin.
Për më tepër, kemi realizuar një analizë të detajuar të rrezikut nga përmbytjet përmes teknologjisë së avancuar LiDAR. Kjo na ka dhënë harta precize të përmbytjeve për periudha 20, 100 dhe 1000-vjeçare, duke përfshirë edhe skenarët e ndryshimeve klimatike. Tani e dijmë me saktësi rrezikun për popullatën, infrastrukturën dhe ekonominë.
Të gjitha këto të dhëna do integrohen në një sistem të paralajmërimit të hershëm për përmbytjet dhe thatësirat. Ky sistem do t’i njoftojë qytetarët me SMS për rreziqet emergjente, duke ndihmuar në parandalimin e aksidenteve rrugore, mbrojtjen e komuniteteve tona dhe sektorin e bujqësisë.
Çdo digë në Kosovë është e sigurt dhe monitorohet në kohë reale, një arritje që nuk ka ekzistuar më parë. Ky standard i ri për sigurinë dhe mbrojtjen klimatike tregon se kur ka vullnet dhe vizion, mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme.

Lexo dhe:

Hapet tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm në katër komuna

Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të Përballueshëm,:
-Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit;
-Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt;
-Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm;
-Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe
-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.
Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë.
Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim.
Lexo më shumë

Deklarimi i Adresës tuaj të Vendbanimit – tani edhe Online përmes platformës E-Kosova

Deklarimi i Adresës tuaj të Vendbanimit – tani edhe Online përmes platformës E-Kosova
Përveç mënyrës tradicionale të aplikimit duke u paraqitur fizikisht në zyrat e gjendjes civile, tani mund të deklaroni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit përmes platformës E-Kosova.
Ky është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm drejt digjitalizimit dhe reformave për rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe transparencës
Lexo më shumë