Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale
Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale, një mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, duke promovuar zhvillimin e një sistemi kadastral digjital dhe konkurrues në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Ishte kënaqësi e madhe të isha pjesë e hapjes së kësaj konference, krahas përfaqësuesve nga USAID, EuroGeographics dhe zyrtarëve nga AKK.
Si Qeveri dhe Ministri, digjitalizimi, transparenca dhe thjeshtimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritetet tona.
Kemi miratuar ligje kyçe si ai për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Kadastër, duke siguruar qasje të barabartë dhe transparente në pasuri. Kemi avancuar digjitalizimin e shërbimeve publike, si certifikatat e pronësisë dhe gjurmimin e lëndëve përmes platformës eKosova, dhe për momentin jemi duke i ndërlidhur qytetarët me adresat e tyre zyrtare, me mbi 70,000 adresa të digjitalizuara deri sot.