Lajmet

19 nëntor 2024

Sot patëm kënaqesinë t’u dorëzojmë çelësat e shtëpise familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”

Emocion i veçantë t’i japësh çelësat e shtëpisë dikujt që për më shumë se dy dekada nuk ka mundur të kthehet në pronën e shtëpinë e vet.
Kjo është histori e dhimbshme që i ka ndodhur mijëra familjeve në veri të vendit, një pjesë e madhe të cilëve janë larguar dhunshëm pas përfundimit të luftës.
Sot, patëm kënaqesinë t’u dorëzojmë çelësat e shtëpise familjeve përfituese nga projekti “Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive në veri”. Ky projekt me vlerë rreth 1.5 milion euro, i ndihmoi 25 familje me 21 rindërtime dhe 4 renovime.
Jemi zotuar para qytetarëve dhe në përputhje me atë zotim deri tani kemi ndërtuar 23 dhe 2 janë në proces të perfundimit, ndërkaq për vitin 2025 do të vazhdohet edhe më tutje në ndërtimin dhe kthimin e të gjithë qytetarëve pa dallim në pronat e shtëpitë e tyre.
Kosova është vend i të gjithë qytetarëve, ku të gjithë duhet të jetojnë të lirë e të papenguar në të drejtën e tyre.

Lexo dhe:

Ministri Aliu takoi Këshilltarin e Lartë të Presidentit Biden dhe të Dërguarin Special Presidencial të SHBA-së për Klimë, z. John Podesta

Në COP29, u takuam sërish me Këshilltarin e Lartë të Presidentit Biden dhe të Dërguarin Special Presidencial të SHBA-së për Klimë, z. John Podesta. Falenderova z. Podesta dhe SHBA-të për mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e energjisë dhe klimës. z. Podesta falenderoi Kosovën për bashkërendimin tonë me me SHBA-të në Deklaratën për Trefishimin e Energjisë Bërthamore deri më 2050, Zotimin Global të Uljes së Metanit dhe për NDC-në tonë vullnetare. Projektet që do zbatojmë së bashku me SHBA-të janë kyqe në realizimin e qëllimeve të NDC-së.
At COP29, we met again with the President Biden’s Senior Advisor and U.S. Special Presidential Envoy for Climate, Mr. John Podesta. I thanked him and the United States for their continuous support in the energy and climate sectors. Mr. Podesta congratulated us on aligning with the US on countries the Declaration to Triple Nuclear Energy by 2050, the Global Methane Pledge, and our voluntary NDC. The projects we will implement together with the US are key to achieving our NDC goals.
Lexo më shumë

Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale

Filloi Konferenca për Avancimet në Digjitalizimin e Shërbimeve Kadastrale, një mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, duke promovuar zhvillimin e një sistemi kadastral digjital dhe konkurrues në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Ishte kënaqësi e madhe të isha pjesë e hapjes së kësaj konference, krahas përfaqësuesve nga USAID, EuroGeographics dhe zyrtarëve nga AKK.
Si Qeveri dhe Ministri, digjitalizimi, transparenca dhe thjeshtimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritetet tona.
Kemi miratuar ligje kyçe si ai për Infrastrukturën Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Kadastër, duke siguruar qasje të barabartë dhe transparente në pasuri. Kemi avancuar digjitalizimin e shërbimeve publike, si certifikatat e pronësisë dhe gjurmimin e lëndëve përmes platformës eKosova, dhe për momentin jemi duke i ndërlidhur qytetarët me adresat e tyre zyrtare, me mbi 70,000 adresa të digjitalizuara deri sot.
Lexo më shumë