Lajmet

08 nëntor 2024

Projektet për pastrimin e shtretërve të lumenjëve vazhdojnë

Projektet për pastrimin e shtretërve të lumenjëve vazhdojnë.

Bashkë me kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, vizituam lumenjtë në Gjilan, ku aktualisht po realizohet projekti për pastrimin dhe ndreqjen e shtratit të lumit.

Ky është vetëm një nga shumë projektet aktive për pastrimin e lumenjve. Angazhimi për të luftuar kundër mbetjeve do të vazhdojë çdo ditë.

Lexo dhe:

Ministri Aliu merr pjesë në hapjen e Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi Arkitekturën dhe Evolucionin

Sot isha pjesë e hapjes së Konferencës së Tretë Ndërkombëtare mbi Arkitekturën dhe Evolucionin me temën "Future Frames – Inteligjenca Artificiale në Arkitekturë dhe Evolucion Urban", ku diskutuam rëndësinë e kombinimit të Inteligjencës Artificiale me kreativitetin njerëzor për të optimizuar ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të përgatitur për ndryshimet mjedisore dhe sociale të së ardhmes.

E përgëzoj Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës dhe institucionet e tjera të përfshira, por sidomos studentët, për këtë organizim ku inkurajohet bashkëpunimi, inovacioni dhe mendimi i guximshëm, kritik dhe kreativ.

Lexo më shumë

Përurohet rruga Vidomiriç – Banovdo

Vazhdojnë punimet dinamike në infrastrukturë në veri të vendit. Sot, bashkë me ministrin e MPB, z. Xhelal Sveçla, dhe ministrin e MAPL, z. Elbert Krasniqi, përuruam rrugën Vidomiriç – Banovdo në Mitrovicën e Veriut.

Kjo rrugë është po ashtu në vazhdën e përkushtimit tonë për të rritur sigurinë dhe mundësuar qarkullimin në këtë pjesë të vendit, që për gjithë këto vite ka qenë e harruar, si dhe krijimin e një rrjeti të rrugëve të reja duke hapur e lidhur sa më shumë këtë zonë me pjesën tjetër të vendit.

Lexo më shumë