Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Rrugët
Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Rrugët.
Ndër të tjera ky ligj parasheh edhe:
- Auditimin e Sigurisë Rrugore - një kontroll i pavarur i sigurisë së infrastrukturës rrugore në të gjitha fazat e projektimit dhe ndërtimit, deri te lëshimi në qarkullim.
- Sistem Inteligjent të Transportit (SIT) – sistem i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në trafik rrugor për menaxhimin e trafikut dhe mobilitetit, incidenteve në trafik dhe apekteve të tjera të trafikut rrugor.
- Themelimin i Agjencisë së Rrugëve të Kosovës (ARRK) - Krijimi i një institucioni publik për të menaxhuar rrugët e Kosovës brenda strukturës së Ministrisë përkatëse.
Menaxhimi i infrastrukturës rrugore përtej ndërtimit të saj është një element kyq që do të ndikojë në mirëmbajtjen e rrugëve gjithandej.