Lajmet

22 tetor 2024

Ura e Rogovës drejt përfundimit

Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet.

Lexo dhe:

Ministri Aliu në Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike

Në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris, të hapur nga Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Francës për çështje evropiane, Benjamin Haddad, ministri Aliu prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike, si faktorë kyç në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Me Strategjinë e Transportit Multimodal dhe Sistemin Inteligjent të Transportit, po synojmë t'i zgjidhim shqetësimet ose problemet ne fushën e transportit, duke krijuar një sistem transporti efikas dhe të digjitalizuar, që gjithashtu do të kontribuojë në rritje ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit.  Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe investimet publike-private mbeten thelbësore për realizimin e këtyre objektivave.

Lexo më shumë

Në mbledhjen e sotshme të Qeverisë, miratuam disa vendime të rëndësishme nga MMPHI

- Koncept Dokumenti për Menaxhimin e Integruar të mbeturinave, nje hap shumë i rëndësishem që jo vetëm ndikon në mbrojtjen e mjedisit por edhe zhvillimin e ekonomisë qarkore.

- Vendimi Përfudimtar për shpronësim për realizimin e projektit : Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial ‘’Masakra e Reçakut’’.

- Projektligji për Inspektoratin në Fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit, si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore.

Lexo më shumë