Ndërlidhja e qytetarit me adresë
Ndërlidhja e qytetarit me adresë
Sistemi i ri i adresave – Një hap drejt shërbimeve më të sakta dhe efikase për qytetarët!
Sot u mbajt takimi me kryetarët dhe zyrtarët e komunave të Kosovës për projektin e ndërlidhjes së qytetarëve me adresën zyrtare. Ky projekt do të ketë përfitime të mëdha për qytetarët, ndër të tjera:
Adresa unike në të gjitha shërbimet komunale, përfshirë por jo vetëm: pranimi i faturave të ujit, faturave të rrymës, etj.
Planifikimi i shërbimeve shëndetësore adekuate sa më afër qytetarëve.
Planifikimi i duhur i çerdheve dhe shërbimeve të tjera komunale.
Pranimi i dokumenteve të ndryshme në adresën tuaj.E shumë përparësi të tjera.