Lajmet

31 maj 2024

U mbajt takimi i parë me komuna për Banim të Përballueshëm dhe Social

Si Ministri jemi angazhuar maksimalisht dhe rrjedhimisht kemi ndërmarrë hapa konkret për të krijuar një sistem të drejtë dhe të përballueshëm të banimit për të gjithë qytetarët.

Në kuadër të Thirrjes Publike së I-rë për Komunat e Republikës së Kosovës për Programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social, janë përgjigjur 13 komuna dhe në bazë të kritereve të aplikimit, deri më tani 9 prej tyre janë më afër plotësimit të tyre.

Divizioni i Banimit dhe Ekipi i Profesionistëve të Banimit të Përballueshëm dhe Social kanë shqyrtuar aplikimet duke përfshirë vizitat në komunën tuaj, vizitat në terren, shqyrtimin analitik, korrespondencat, kërkesat për plotësim të informatave dhe sintetizimin e të dhënave, si dhe konkluzionet dhe rekomandimet e nevojshme për procedim të mëtutjeshëm.

Ekipi ynë është duke vazhduar të bashkëpunojë në hartimin e detyrave projektuese për secilën komunë me projekte të veçanta, në mënyrë që të arrihet synimi i integrimit të programit të banimit të përballueshëm dhe social. Gjithashtu, Ministria është në përfundim të Projektligjit për Banim Social dhe të Përballueshëm, i cili shumë shpejtë do të dërgohet në Qeveri.

 

Lexo dhe:

Sërish sekuestrim pajisjesh

Gjatë aksionit të sotëm të Task Forcës së Gjelbër, inspektuam seperatorët e zhavorrit përgjatë pellgut të Drinit të Bardhë.

Gjatë inspektimeve, me urdhër të prokurorit, sekuestruam pesë (5) pajisje seperuese dhe një (1) mjet pune (ngarkues me lopatë), tek dy operatorë ekonomik ilegal.

Ne nuk do të ndalemi në luftën tonë kundër krimeve mjedisore, deri në eliminimin e plotë të operatorëve ilegalë.

Lexo më shumë

Sot po e shënojmë 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭, që vjen me thirrjen ndërkombëtare për jetëzimin e tokës

Sot po e shënojmë 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐁𝐨𝐭𝐞̈𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐣𝐞𝐝𝐢𝐬𝐢𝐭, që vjen me thirrjen ndërkombëtare për jetëzimin e tokës.

Çështjet e klimës e pastërtisë së mjedisit na përkasin të gjithëve, ashtu si qeverisë, bizneseve e industrive të ndryshme, ashtu edhe qytetarëve e secilit prej nesh, në mënyrë që t’ju dhurojmë fëmijëve tanë një mjedis më të sigurt e vend më të pastër!

 

Lexo më shumë