Lajmet

20 maj 2024

Pjesëmarrjes në Konferencën e Bankës Botërore për Tokën, në Washington, D.C.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Bankës Botërore për Tokën, në Washington, D.C., takova Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore z. Hayrettin Demircan dhe z. Hajdar Korbin, Këshilltarin e Drejtorit Ekzekutiv të Bankës Botërore.

Fillimisht, falënderova z. Demircan për përfaqësimin e Kosovës në Bordin e Bankës Botërore, me theks të veçantë për mbështetjen e finanacimit të projekteve të ndryshme nga ana e Bankës Botërore. Rrjedhimisht, i informova mbi ecuritë e projekteve ekzistuese të financuara nga Banka Botërore dhe shpalosa prioritetet kryesore të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Në këtë kontekst, theksova se një prej prioriteteve kryesore të MMPHI-së është rritja e kapaciteteve ujore të Kosovës, gjë që kërkon investime të konsiderueshme, si dhe rreth investimetr tjera që kanë ndikim në mjedis. Për më shumë, bashkëbiseduam për domosdoshmërinë e modernizimit të infrastrukturës për transport, duke përfshirë këtu edhe linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës, që do të mundësonte qasje më të shpejtë e më të favorshme ekonomikisht në korridoret ndërkombëtare.

Njëherit, z. Demircan, i shpreha mirënjohjen time për kontributin e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve nga Banka Botërore, dhe u dakorduam për të vijuar më tej me bashkëpunimin e ndërsjellë për projekte specifike, njëherit edhe për mundësitë e reja investuese të karakterit regjional.

Lexo dhe:

Sërish te Drini i Bardhë për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore


Sërish te Drini i Bardhë, me synimin e njëjtë, për mbrojtje të mjedisit dhe pasurive tona natyrore.

Edhe këtë herë, i ndaluam e i sekuestruam një numër të konsiderueshëm të mjeteve të përdorura që kanë degraduar shtratin lumor tek Drini i Bardhë.

Nuk do të ketë aspak tolerancë për të gjithë ata që për këto vite kanë përfituar duke degraduar natyrën tonë të përbashkët.

 

Lexo më shumë

Në Washington D.C., takova Drejtorin Regjional për Infrastrukturë për Evropë dhe Azi Qendrore nga Banka Botërore z. Charles J. Cormier

Në Washington D.C., takova Drejtorin Regjional për Infrastrukturë për Evropë dhe Azi Qendrore nga Banka Botërore z. Charles J. Cormier, ku bashkë me të në takim ishin edhe Specialistët nga Banka Botërore z. Paul Prettitore dhe z. Caleb Johnson.

Patëm një bashkëbisedim të frytshëm ku diskutuam një gamë të gjerë temash si: sektorin e ndryshimeve klimatike, sektorin e ujrave, avancimin në burimet e rinovueshme, projektet e transportit, projektet rrugore, tranzicionin e gjelbër si dhe përgjithësisht për rindërtimin e kadastrit.

I informova për zhvillimin e transportit në përputhje me qëllimin e përgjithshëm të emetimeve zero, zhvillimin e transportit hekurudhor për udhëtarë dhe mallra në dobi të rajonit dhe më gjerë, ku si projekt kyç është linja hekurudhore Durrës-Prishtinë, si dhe ndërlidhja e Portit të thatë në Prishtinë me Portin e Durrësit.

Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pamatë për përkrahjen e Bankës Botërore për Kosovën, për mundësitë që kemi para nesh për thellimin e bashkëpunimit për projekte të ndryshme, si dhe shprehëm bindjen se mbesim të përkushtuar për të avancuar bashkëpunimin tonë për projekte mjedisore e infrastrukturore në dobi të vendit.

 

 

Lexo më shumë