Lajmet

23 prill 2024

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, Komuna e Gjilanit financohet me 400,000€ nga MMPHI

E filluam me Komunën e Prishtinës për të vazhduar më tej me komunat tjera…
Sot në 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧, me kryetarin Alban Hyseni, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e Projekteve Infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën e Gjilanit me 400,000€.
Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëfinancimi i projekteve infrastrukturore për projektet si më poshtë:
🔹Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetitit;
🔹Investimet në qarkoren ekzistuese të qytetit;
🔹Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Ranatoc - Kokaj;
🔹Ndërtimi i Rrugës Nekibe Kelmendi - Gjilan;
🔹Ndërtimi i rrugës Fidanishte 2 - Gjilan; dhe
🔹Ndërtimin e rrugëve lidhëse në Livoq dhe Cernicë - Gjilan.

Lexo dhe:

Kështu e shënuam Ditën e Tokës sot, me fëmijët tanë, plot gjallëri e të lumtur

Kështu e shënuam Ditën e Tokës sot, me fëmijët tanë, plot gjallëri e të lumtur.
Me veprime konkrete po vrapojmë përpara për Kosovën që e duam, ku bashkë me partnerët tanë, po riafirmojmë angazhimin tonë për ndërgjegjësimin mjedisor dhe nismat për zhvillim të qëndrueshëm.
Lexo më shumë

Pas ndërtimit të ‘bajpasit’, rrënohet ura ekzistuese në fshatin Meqe

Pas ndërtimit të ‘bajpasit’, sot kemi bërë rrënimin e urës ekzistuese në fshatin Meqe.

Tashmë i kemi hapur rrugë ndërtimit të urës së re. Ura do të jetë me katër shirita qarkullues dhe me gjatësi prej 120 metra. Vlera totale e investimit është 2 milionë euro.

 

Lexo më shumë