Lajmet

30 janar 2024

Sot, pritëm në takim ekipin e projektit të USAID Kosovo “Adapt”

Sot, pritëm në takim ekipin e projektit të USAID Kosovo “Adapt”, me të cilët kemi filluar bashkëpunimin në fushën e shkencës klimatike.

Përmes këtij projekti të përbashkët po e fillojmë zbatimin e Ligjit për Ndryshime Klimatike duke funksionalizuar kështu Bordin Shkencor Këshillimor për Ndryshime Klimatike.

 

Lexo dhe:

Takim pune për koordinim me zyren e BE-së në Kosovë, rreth prioriteteve në mjedis, marrë parasysh përafrimin e sektorit me direktivat e BE-së

Takim pune për koordinim me zyren e BE-së në Kosovë, rreth prioriteteve në mjedis, marrë parasysh përafrimin e sektorit me direktivat e BE-së Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, dhe Infrastrukturës, jemi angazhuar në hartimin e një programi të mbështetjes trevjeçare, ku në rast të miratimit, synojmë që të adresojmë disa nënsektore të Kapitullit 27 për Mjedis dhe të krijojmë një bazë ligjore për projektet e ardhshme në fushën e mjedisit.

Lexo më shumë

PËRKUSHTIM NDAJ SIGURISË DHE MIRËQENIES SË ÇDO KOMUNITETI


Pas pranimit të informacionit nga banorët e fshatit Biti, të Komunës së Shtërpcës, lidhur me shpërthimin e një gypi në lumin Lepenc nga Hidrocentrali Vinçës, dhe pas përfundimit të inspektimit të hollësishëm në vendngjarje, tashmë është bërë sanimi i këtij problemi nga OE.

Shërbimi në kohë është detyrë e obligueshme për ne si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ky obligim shprehet në lidhjen e drejtpërdrejtë mes nesh dhe banorëve, duke u përkushtuar kështu për zgjidhje të çdo shqetësimi të qytetarëve pa asnjë dallim.

Lexo më shumë