Lajmet

24 shkurt 2026

Ministrja Pacolli zhvilloi takim me Ambasadorin e BE-së

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Fitore Pacolli ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav me të cilin kanë diskutuar për planet dhe vizionin e përgjithshëm të dyja palëve në mbështetjen e projekteve që lidhen me fushën e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Ambasadori Orav e uroi Ministren Pacolli për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qëllim të avancimit të agjendës së gjelbër.

Ministrja Pacolli, nga ana e saj, e falënderoi Ambasadorin Orav për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë për të thelluar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, në funksion të realizimit të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve.

24.02.2025

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Lexo dhe:

Pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Sot, në Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u realizua dorëzimi zyrtar i detyrës së ministrit, ku Hysen Durmishi ia dorëzoi detyrën Fitore Pacolli.

Me këtë rast u vlerësua puna dhe angazhimi i z. Durmishi gjatë drejtimit të ministrisë, si dhe u theksua përkushtimi për vazhdimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, në shërbim të qytetarëve.

 

https://www.facebook.com/reel/797461199294709

 

Lexo më shumë

Ministrja Fitore Pacolli takon Ambasadorin e Austrisë në Kosova për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mjedisit

Sot, ministrja zn. Fitore Pacolli zhvilloi një takim me Ambasadorin e Austrise në Kosovë, z. Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në fusha si menaxhimi i mbeturinave, zonat e mbrojtura dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit në Kosovë.
Po ashtu, u diskutua për Agjendën e Gjelbër Ballkanike dhe Agjendën e Gjelbër Evropiane, si dhe për angazhimin tonë drejt përmbushjes së kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga këto iniciativa, në përputhje me standardet e Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e përkrahjes së Austrisë për vendin tonë dhe u shpreh gatishmëria e plotë për thellimin e bashkëpunimit në projekte konkrete në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, në kuadër të përgjegjësive që mbulon ministria.
Lexo më shumë