Lajmet

05 shkurt 2026

Ministri Durmishi priti delegacionin e bizneseve franceze, të kryesuar nga Ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot

Dje, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit, u mbajt një tryezë e rrumbullakët, ku Ministri i Mjedisit, z. Hysen Durmishi, mirëpriti Ambasadorin e Francës në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij z. Olivier Guérot, si dhe një delegacion të gjerë të bizneseve franceze, të cilët po vizitojnë Kosovën në kuadër të Ditës së Bizneseve Franceze në Kosovë 2026 (French Business Day in Kosovo 2026).

Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i mundësive të reja të investimit, forcimi i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe identifikimi i fushave konkrete për zgjerimin e aktiviteteve të bizneseve franceze në Kosovë, me theks të veçantë në projektet infrastrukturore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministria e Mjedisit mbetet e përkushtuar në krijimin e një klime të favorshme për investime dhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Bizneseve franceze që po qëndrojnë këto ditë në vendin tonë, u urojmë një vizitë të këndshme dhe një eksplorim të suksesshëm të mundësive të shumta për investim që ofron Kosova.

 

Lexo dhe:

Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet.

Të dashur qytetarë,

Një zotim i dhënë gjatë fushatës po bëhet realitet.

Kemi hapur thirrjen për operatorët ekonomikë të transportit për operim në linjat që janë ekonomikisht jo profitabile. Përmes kësaj mase, Qeveria do të subvencionojë transportin publik për qytetarët tanë, me fokus të veçantë në komunat e veriut të Kosovës.

Ky është një hap konkret për të garantuar qasje më të mirë në shërbime, lëvizje më të lehtë dhe trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë.

I ftoj të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar që të aplikojnë pranë Departamentit të Transportit në MMPHI, brenda afateve të përcaktuara në thirrje.

Zotimet po i kthejmë në veprime konkrete.

 

 https://www.mit-ks.net/sq/njoftime

 

Lexo më shumë