Lajmet

12 dhjetor 2025

U.D. Ministri Durmishi takon Ambasadorin francez Guérot për thellimin e bashkëpunimit ekonomik

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, zhvilloi një takim njoftues dhe koordinues me Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Sh.T. Olivier Guérot.

Gjatë takimit, U.D. Ministri Durmishi e falënderoi ambasadorin Guérot dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, si në zhvillimin ekonomik, ashtu edhe në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Palët u pajtuan të intensifikojnë bashkëpunimin në organizimin e konferencës që do të mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, e cila synon të afrojë kompanitë franceze me bizneset kosovare dhe të krijojë mundësi të reja për investime franceze në Kosovë.

Konferenca pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e potencialit të Kosovës si destinacion i sigurt dhe i favorshëm për investime.

Lexo dhe:

MMPHI intensifikon punët e mirëmbajtjes, nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë

Z. Hysen Durmishi, Ushtrues Detyre i Ministrit të MMPHI-së, sot së bashku me drejtorin e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve, z. Qamil Feka, u takuan me menaxherët e kontratave të mirëmbajtjes dhe me punë kryesit. Në takim morën pjesë edhe zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës, nga Departamenti për Menaxhimin e Trafikut Rrugor, z. Jeton Rexhepi.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për më shumë siguri në rrugë dhe qarkullim më të lehtë. Nga e hëna fillojmë mirëmbajtjen dhe sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë sonë.

Përveç sanimit të gropave, njoftojmë edhe një herë qytetarët se jemi të përgatitur për sezonin e dimrit.

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të MMPHI-së, z. Durmishi, edhe një herë apeloi se kujdesi i shtuar në komunikacion mbetet gjithmonë i nevojshëm.

Lexo më shumë