Në kuadër të konferencës “Digital Mobility and ITS Conference for Western Balkans” që po zhvillohet në Sevilje, Spanjë, prezantuam të arriturat tona gjatë këtij mandati në fushën e mobilitetit digjital dhe sistemeve inteligjente të trafikut.
Ndër to përfshihen: miratimi i Strategjisë për ITS, Plani i Veprimit, adoptimi i Ligjit për Rrugët si dhe aktet nënligjore përcjellëse. Paralelisht, kemi nisur edhe operacionalizimin e strategjisë dhe punimet për dizajnimin e Qendrës për Menaxhimin e Trafikut (TMC). Kjo qendër do të shërbejë si një njësi kombëtare për monitorimin e trafikut, analizën e të dhënave, menaxhimin e incidenteve dhe ofrimin e shërbimeve të informacionit në kohë reale.
Mbetemi të përkushtuar në përmirësimin e sigurisë dhe efikasitetit të transportit në Kosovë, me impakt direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.