Në Ministrinë e Mjedisit u prezantua projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës
Nga projekti i dizajnit të detajuar për ndërtimin e Digës së Pollatës është prezantuar raporti fillestar i këtij projekti.
Kompania projektuese prezantoi sot raportin fillestar që sjell më afër realizimin e një prej investimeve më strategjike për sigurinë ujore të Llapit dhe më gjerë.
Me një vlerë rreth 58 milionë euro, kjo digë pritet të lehtësojë ndjeshëm mungesën e ujit, sidomos tani kur thatësirat po bëhen më të shpeshta si pasojë e ndryshimeve klimatike globale.
Projekti parasheh tre skenarë të furnizimit me ujë, që mund të mbulojnë nevojat e deri në 117 mijë banorëve, me një kapacitet furnizimi deri në 314 litra për sekond.
Pas mbi 50 vitesh pa ndërtuar diga të reja, kjo dekadë shënon një kthesë të madhe: 5 diga të reja që do të garantojnë ujë të sigurt për të gjithë e për një kohë të gjatë.