Lajmet

29 dhjetor 2023

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale 𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙚 - Lipjan (9.9 km)

Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale 𝙎𝙝𝙩𝙞𝙢𝙚 - Lipjan (9.9 km), ku deri më tani kanë përfunduar mbi 65% e realizimit të tërësishëm të punimeve, projekt ky që financohet nga MMPHI, e që kap vlerën totale prej 1,015,886 €.

 

Lexo dhe:

Kanë përfunduar punimet për Rrugën e Tranzitit në Shtime, me vlerë totale prej 1,154,651 milionë euro.


Bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, me rastin e përfundimit të punimeve për rehabilitimin rrënjësor e të domosdoshëm të rrugës 𝙏𝙧𝙖𝙣𝙯𝙞𝙩𝙞. Ky projekt tejet i rëndësishëm për qytetarë, ka përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe njëherit ka siguruar një lidhje më efikase në zonën e tranzitit në Shtime.

Lexo më shumë

Reagim ndaj komunikatës për media të OJQ-ve në lidhje me lejen mjedisore të 'Kelkos'

Të dashur qytetarë, dua të theksoj se:

Gjatë ditës së sotme, u njoftova për një padi që është ushtruar ndaj Ministrisë që drejtoj, ndërlidhur me lejen mjedisore të një hidrocentrali që është ndërtuar në vitet e ’50-ta, në Lumbardh të Deçanit.

Kompania që e zotëron këtë Hidrocentral në vendin tonë, është kompania “Kelkos”, (KELAG) kompani kjo publike austriake.

Padia është dorëzuar nga dy organizata të shoqërisë civile, që veprojnë për cështje të mbrojtjes së mjedisit.

Po ashtu, në njoftimin e tyre publik janë paraqitur disa pretendime nga ana e tyre të cilat dua t’i sqaroj një nga një.

Së pari, pretendimet që unë si Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lejoj dhënie të lejes fshehurazi janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme. Qoftë procesi i lejeve, takimi me palët apo çfarëdo procesi tjetër është publik dhe i dokumentuar.

Për rastin konkret, ne në Ministri kemi pasur takime me kompaninë “Kelkos”. Takimi ka qenë takim zyrtar, me të pranishëm zyrtarë përkatës të Ministrisë, brenda normave protokollare duke pritur kompaninë “Kelkos” si palë që kërkonin vëmendje rreth dy hidrocentraleve që nuk janë pajisur me leje mjedisore, e për të cilat së fundi kompania në fjalë ka dërguar Kosovën në arbitrazh. Kjo është si rrjedhojë e një varg veprimesh nga Qeveritë e kaluara, temë të cilën po e trajtojnë organet e tjera dhe jemi duke e trajtuar edhe ne brenda Ministrisë.

Së dyti, pretendimi se kompania ‘Kelkos” vepron lirshëm dhe është “partnere” e imja janë po ashtu akuza të pavërteta, motivi i vetëm i të cilave është krijimi i përshtypjes së rrejshme për rrjedhën e këtij procesi. E vërteta është se veprimi ose jo i kësaj kompanie, pra “Kelkos”, i përket gjykatës për të cilën po ashtu si Lëvizje VETËVENDOSJE!, edhe si deputet asokohe së bashku me Qendrën tonë në Deçan kemi ushtruar Padi.

Së treti, dua të njoftojë të gjithë qytetarët se këtu nuk bëhet fjalë për leje për ndonjë Hidrocentral të ri, por një leje të lëshuar në vitin 2022 për Hidrocentralin “Lumbardhi 1”, i ndërtuar në vitet e paraluftës, kur as ne e as kompania Kelkos nuk kemi qenë prezent.

Nga Komisioni për Leje Mjedisore jam njoftuar që “Kelkos Energy” Sh.p.k. Deçan, është pajisur me Leje Mjedisore nga MMPHI për Hidrocentralin gjenerues “Lumëbardhi I” (ish Kozhnjeri), me datë 14.12.2022.

Rrjedhimisht, leja mjedisore është lëshuar, duke u bazuar në nenin 31 të Ligjit Nr.03/L-025 për Mbrojtjen e Mjedisit, Udhëzimin Administrativ MMPHI Nr.04/2022 për Leje Mjedisore.

Gjatë vizitës së Komisionit tek operatori, i cili ka infrastrukturën bazike të hidrocentralit të ndërtuar në vitet e 50-ta, pas privatizimit në vitet 2000 të cilin e kishte rindërtuar me turbina e gjenerator të ri të vënë në funksion në vitin 2005, është konstatuar se të gjitha kushtet sikurse tubacioni dhe pajisjet përcjellëse janë trajtuar e rehabilituar si dhe është vendosur shtegu i duhur për lëvizjen e peshqve përgjatë rrjedhës së lumit. Kushte e kritere këto që kontrollohet nëse një operator i ka plotësuar kushtet e përcaktuara mjedisore.

Duke u bazuar në legjislacionin përkatës, nuk parashihet mbajtja e dëgjimit publik, gjatë procedurës së shqyrtimit të aplikacionit për t’u pajisur me Leje Mjedisore, pasi që dëgjimi apo debati publik mbahet gjatë procedurës së shqyrtimit të raportit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor, hapit të mëparshëm kur operatori duhet të pajiset me Pëlqim Mjedisor.

Së katërti, si Ministër i kësaj Qeverie që përcaktimin e ka të qartë sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe të cilin orientim e kemi dëshmuar tashmë me dhjetëra vendime gjithandej zonave të mbrotjura të Republikës së Kosovës, do të vazhdojë pa dyshim dhe pa pushim në realizimin e zotimeve që kemi marrë nga qytetarët e vendit.

Mjedisi, planifikimi hapësinor dhe infrastruktura me shumë sfida, por me hapa të sigurtë, po shkojnë drejt futjes nën kontrollin ligjor dhe mbrojtjes. Por, veçanërisht tashmë nuk ka grupe të interesit mbi shtetin. As nuk ka më hapësirë për përfitues që kinse në emër të mbrojtjes së mjedisit janë shndërruar në mbrojtës së interesave jo dhe aq publike.

Megjithatë, për rastin në fjalë i bashkohem pa hezitim secilës iniciativë për qartësimin e secilës situatë dhe secilës leje të lëshuar, qoftë edhe duke e denoncuar në organet e drejtësisë.

Jashtëligjshëm nuk duhet të pajiset me leje asnjë operator, pavarësisht fushëveprimit. Edhe pse ky akt administrativ, që është lëshuar pak më shumë se një vit, pas këtij njoftimi i kam marrë të gjitha masat për të verifikuar sipas legjislacionit në fuqi për rrjedhën e veprimeve të kryera në këtë drejtim.

 

Lexo më shumë