Për hartën e një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur për qytetin e Kamenicës
Si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, po i investojmë 2 milionë euro, për ri-dizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.
Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin.
Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrim të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës.