Lajmet

21 dhjetor 2023

U nënshkrua marrëveshjen me Ndërmarrjen e Përbashkët Gjermano-Kosovare për Zbatimin e Programit për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Kosovë

Sot nënshkruam marrëveshjen me Ndërmarrjen e Përbashkët Gjermano-Kosovare për Zbatimin e Programit për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta në Kosovë.

Projekti financihet me grante nga bashkëpunimi dypalësh gjerman, prej KfW si agjenci financuese dhe me fonde nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), në kuadër të IPA 2020, IPA 2021, IPA 2022, dhe kontributin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që synon të përmirësojë sistemin e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë në mënyrë të qëndrueshme për mjedisin.

Ky projekt është investimi më i madh në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në Kosovë, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Menaxhimit të Mbeturinave të Kosovës dhe nxitjen e përafrimit me standardet e BE-së. Projekti do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik, në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e mbetjeve.

Përmes këtij projekti do të bëhen këto investime të domosdoshme në sistemin e menaxhimit të mbeturinave të Kosovës:

Ndërtimin e qendrës së re rajonale të menaxhimit të mbeturinave, duke përfshirë këtu deponi të re për rajonin e Prishtinës, dhe investimin në pajisje mobile të nevojshme për operim.

Punimet për rehabilitimin dhe mbylljen e celulave aktualisht funksionale të deponive rajonale në Gjilan dhe Prizren si dhe ndërtimin e një celule të re deponimi për secilën deponi, njëashtu edhe investimin në pajisje mobile të nevojshme për operim.

Punimet për mbylljen e celulës aktualisht funksionale të deponisë rajonale në Pejë dhe ndërtimin e një celule të re për deponim në të njëjtin lokacion si dhe mbylljen e deponisë së Istogut.

Punimet për mbylljen e Deponisë së Podujevës, aktualisht funksionale si dhe ndërtimin e një stacioni të ri transferi në lokacionin e Deponisë së Podujevës dhe blerjen e pajisjeve mobile për operim si dhe pajisjeve të transportit të mbeturinave për distanca të gjata.

Punimet për rehabilitimin e Stacionit të Transferimit të Ferizajt, aktualisht funksional.

Kohëzgjatja fillestare e projektit është 48 muaj, duke filluar nga janari 2024. Ndërmarrja e përbashkët e udhëhequr nga ICP GmbH do të ofrojë asistencë teknike dhe mbikëqyrje për zbatimin e projektit, duke siguruar kështu cilësinë dhe efikasitetin e aktiviteteve dhe rezultateve të projektit. 

Lexo dhe:

Ministri Aliu viziton familjarët, njëherit përfituesit e parë nga Projekti i Rindërtimit dhe Renovimit të Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës

Ministri Aliu,bashk me Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, si dhe me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vizituan familjarët, njëherit përfituesit e parë nga Projekti i Rindërtimit dhe Renovimit të Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës.
Le t’i kujtojmë vetes që e ardhmja jonë, formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë sot në të tashmen, e bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht e me rezultate edhe më të prekshme, për të gjithë qytetarët, njëashtu për ata që janë në pritje për Rindërtimin e Shtëpive të tyre gjatë viteve të ardhshme deri në rikthimin e secilit në shtëpitë e tyre.
Lexo më shumë

Të gjitha rrugët në veri do t’i mirëmbaj MMPHI

Kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kryetarët e komunave të Mitrovicës së veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ministria ka marrur përsipër mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve lokale në këto katër komuna.

Gjatësia totale e këtyre rrugëve që do të mirëmbahen është mbi 300 km.

Lexo më shumë