Lajmet

12 dhjetor 2023

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës shënon Diten Ndërkombëtare të Maleve

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Institutin për Politika Zhvillimore – INDEP, shënuan “Ditën Ndërkombëtare të Maleve” më 11 dhjetor 2023 me aktivitete të shumta.

Hapja e takimit e bëri z. Besmir Kokollari- Zyrtar për Edukim dhe Ndërgjegjësim Mjedisor, Kryesues i Këshillit Organizativ duke potencuar përkushtimin e MMPHI-së për mjedisin në Republikën e Kosovës, shtimin e hapësirave me gjelbërim përmes investimeve direkte nga MMPHI dhe investimeve në mjedis në përgjithësi. MMPHI sot mbjell 105 drunj në SHFMU-në “Zahir Pajaziti” që lidhen me numrin e dëshmorëve në Komunën e Podujevës dhe një Kopshti vertikal- eko ulëse për këtë shkollë.

z. Naim Bajrami, drejtor i  SHFMU “Zahir Pajaziti” në Orllan, Komuna Podujevë falënderoi Ministrin z. Aliu dhe MMPHI-në për përkushtimin dhe ofrimin e këtij donacioni të vlefshëm për mjedisin në hapësirat e shkollës.

z. Ali Sefaj, anëtar i KO-tiv foli për rëndësinë e mjedisit duke filluar nga Kushtetuta e Kosovës legjislacioni primar dhe sekondar mjedisor si dhe zbatimi i tij.

z. Bajram Kadriu zv. Kryesues KO-tiv MMPHI – mbajti fjale ku hedhi një vështrim të shkurtër për historikun dhe rëndësinë e kësaj dite si dhe vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e maleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit.

Aktivitetet vazhduan edhe sot sipas agjendës në SHFMU “Iliria” Komuna e Prishtinës me mbjelljen e drunjëve dhe dhurimin e kopshtit vertikal-eko-ulëses. MMPHI dhe INDEP shpërndanë materiale promovues dhe dhurata në shoqatën Down Syndrome Kosova dhe vizituan zhvillimin e punimeve të kartolinave, kartolina unike, punime dore të punuara nga personat me sindromën DOWN më dt. 12.12.2023. Aktivitetet vazhdojnë sipas agjendës edhe ditët në vijim.

 


 

 

Lexo dhe:

Po investohet në ndërtimin e kolektorit për ujërat e zeza në Hogosht dhe Shipashnicë, të Komunës së Kamenicës

📈Po investohet në ndërtimin e kolektorit për ujërat e zeza në Hogosht dhe Shipashnicë, të Komunës së Kamenicës, në vlerë prej 523,053.17€
Ky Projekt përfshin ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza përskaj shtratit të lumit të Hogoshtit dhe Desivojcës, me qëllim të mbrojtjes së lumit nga ndotja dhe evitimit të shkarkimit të ujërave të zeza, dhe deri më tani janë ekzekutuar rreth 35% të punimeve.
Projekti përfshin fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë, dhe financimi realizohet tërësisht nga MMPHI, përmes marrëveshjes së bashkepunimit në mes të Komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Një nga një, lagje për lagje, fshat për fshat, e komunë për komunë, jemi të angazhuar maksimalisht për bashkëpunim të mëtutjeshëm, kështu për të ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve.
Lexo më shumë

Ministri Aliu viziton familjarët, njëherit përfituesit e parë nga Projekti i Rindërtimit dhe Renovimit të Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës

Ministri Aliu,bashk me Ministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, si dhe me Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, vizituan familjarët, njëherit përfituesit e parë nga Projekti i Rindërtimit dhe Renovimit të Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës.
Le t’i kujtojmë vetes që e ardhmja jonë, formësohet nga mënyra se si ne bashkëpunojmë sot në të tashmen, e bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht e me rezultate edhe më të prekshme, për të gjithë qytetarët, njëashtu për ata që janë në pritje për Rindërtimin e Shtëpive të tyre gjatë viteve të ardhshme deri në rikthimin e secilit në shtëpitë e tyre.
Lexo më shumë