Lajmet

11 dhjetor 2023

Nënshkruhet marrëveshja kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027

Sapo nënshkruam marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore për vitet 2023-2027.
Bashkë me Ministren Artane Rizvanolli dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “INFRAKOS” Naser Krasniqi, nënshkruam marrëveshjen financiare për pesë (5) vitet e ardhshme.
Kjo marrëveshje parasheh zotimin tonë për investimin e mëtutjeshëm në Infrastrukturën Hekurudhore të Kosovës, përfshirë rritjen e sigurisë së shërbimit të transportit hekurudhor, avancimin dhe modernizimin, sigurimin e stabilitetit financiar të ndërmarrjes si dhe ruajtjen e kuadrove profesionale.

Lexo dhe:

Në vazhdën e fushatës globale të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore

Në vazhdën e fushatës globale të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, isha e nderuar që të prezantoi para stafit të MMPHI-së në mbështetje të SDC🇨🇭- që zbatohet SKAT - Consuting Ltd🇨🇭 temën : Ndikimi i Barazisë Gjinore në Mjedis.
Prezantimi u shoqërua me diskutime aktive dhe rekomandime per të ardhmen.
Faleminderit SKAT,-it për botimin e 100 kalendarëve dhe fletoreve me mesazhe kundër dhunës në baza gjinore.
Lexo më shumë

Linja hekurudhore “Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë - Carralevë”,janë përfshirë në rrjetin e TEN-t

Është lajm shumë i mirë që linja hekurudhore “Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë - Carralevë”, po bëhen.
Organizuar nga Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit, në kuadër të procesit të modernizimit të transportit në gjashtë (6) vendet e Ballkanit Perëndimor, u mbajt takimi i Këshillit Ministror, ku bashkë me ministrat e transportit nga shtetet fqinje, diskutuam progresin që është bërë në rrugë e hekurudha, lehtësimin e transportit, korridoret dhe lidhjen e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë takim të frytshëm që tregoi se është bërë shumë progres, morëm lajmin e mirë që linja hekurudhore “Prishtinë - Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari” si dhe linja R7, segmenti “Banullë - Carralevë”, tashmë janë përfshirë në rrjetin e TEN-t, dhe rrjedhimisht kemi qasje në fondet e BE-së, ku prej tyre 50% janë grante për projekte hekurudhore dhe 40% për ato rrugore.
Njëherit,u prezantuan të arriturat tona rreth legjislacionit dhe direktivave të BE-së, progresin që është bërë në hekurudha e rrugë, e diskutuam për forma të reja të transportit, të munguar deri më tani, me kosto më të ulët dhe me ndikime sa më të vogla në mjedis. U dakorduam që të vazhdojmë takimet koordinuese rreth synimeve afatgjata, në mënyre që të arrijmë objektivat e përcaktuara, dhe të punojmë së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta.
Lexo më shumë