Lajmet

30 nëntor 2023

Pas plot 23 viteve, kemi hapur Zyret Kadastrale Komunale për komunat:

~Mitrovicë e Veriut,

~Leposaviq,

~Zubin Potok, dhe

~Zveçan.

Tashmë, qytetarët e komunave përkatëse do të marrin shërbimet kadastrale në komunën e tyre, përfshirë këtu pajisjen me Certifikata Pronësie dhe Kopje të Planit.

 

Lexo dhe:

Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë, miratuam vendimin e Projektligjit për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme 🏠⚖️✅


ℹ️ Në vazhdën e avancimit të infrastrukturës ligjore në përputhshmëri me legjislacionin vendor dhe atë ndërkombëtar në fushën e të drejtave pronësore, në veçati në përcaktimin e rregullave dhe procedurave të shpronësimit, sot miratuam vendimin për shqyrtimin e Projektligjit për Fushën e Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme.
🔹 Iniciativa për hartimin e një ligji të ri për fushën e shpronësimit ka rrjedhur nga Departamenti i Shpronësimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe Institucioni i Avokatit të Popullit, të cilët kanë dhënë rekomandimet e tyre për rregullim më të avancuar, ndërlidhur me procedurat që kanë të bëjnë me shpronësimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave.
🔹 Projektligji për Fushën e Shpronësimit të Pronës së Paluajtshme përmban 14 kapituj dhe ka gjithsej 52 nene, dhe ka për qëllim adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për procedurat e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës.
🔹 Projektligji ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kushteve sipas të cilave Qeveria ose një Komunë bënë shpronësimin e të drejtave pronësore në pronën e paluajtshme për realizimin e interesit publik, rregullat dhe kushtet sipas të cilave Qeveria bënë kufizimin dhe shfrytëzimin e përkohshëm të pronës së paluajtshme si dhe rregullat dhe procedurat të cilat do të përdoren për përcaktimin e vlerësimit dhe kompensimit të shpronësimit ose kufizimit të pronësisë.
🔹 Projektligji nuk përmban elemente diskriminuese si dhe për zbatimin e tij nuk nevojiten mjete të konsiderueshme buxhetore. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për rritjen e sigurisë të së drejtave pronësore në Kosovë të parapara edhe me Strategjinë Kombëtare për të Drejtat Pronësore.
Lexo më shumë

Kosova në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike


Bashkohuni me ne për këtë ngjarje të veçantë të COP28, ku në qendër të vëmendjes është vendosmëria e Kosovës për dekarbonizim dhe pjesëmarrje aktive në dialogun global për klimën. Bashkë me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, po prezantojmë qëndrimin e guximshëm të Kosovës në aksionin mjedisor.

Kjo ngjarje jo vetëm që dëshmon vendosmërinë e Kosovës për tu bërë pjesë e mekanizmave ndërkombëtar të klimës, por njëherit thekson faktin se pavarësisht përjashtimit nga mekanizmat mbështetës për ndryshime klimatike ne po punojmë që të sigurohemi që ekonomia e shoqëria jonë është stabile dhe rezistente ndaj ndryshimeve klimatike.

Bëhuni pjesë e këtij udhëtimi frymëzues dhe shikoni se si Kosova po vendos standarde të reja në peizazhin ndërkombëtar.

Lexo më shumë