U nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes ARPL (Kosovë) dhe AMBU (Shqipëri)
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim gjegjësisht në mbështetje nga Menaxhimi i Integruar i Resurseve Ujore në Kosovë (IWRM-K) – Faza 1', Program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveris së Kosovës, si dhe Projekti ‘Ngritja e Kapaciteteve Institucionale për Agjencinë e Menaxhimit te Burimeve Ujore’ financuar nga SIDA.
Në këtë punëtori fillimisht u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes ARPL dhe AMBU.
Gjatë punëtorisë nga të dyja palët pjesëmarrëse u prezantuan dhe u trajtuan këto tema:
- Menaxhimi strategjik dhe nevoja për marrëveshjen e bashkëpunimit midis AMBU dhe ARPL
- Menaxhimi i burimeve ujore (PMBU-të dhe sistemi i lejeve)
- Vlerësimi dhe menaxhimi i rrezikut nga përmbytjet
- Kuadri financiar i burimeve ujore në Shqipëri
- Roli, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e ARPL-së (të arriturat dhe sfidat)
- Planifikimi i Resurseve Ujore
- Aktet Ujore dhe Sistemi Informativ Ujor
- Investimet kapitale dhe te hyrat nga pagesat e ujit
- Hartat e Rrezikshmërisë nga Vërshimet dhe Rrezikut nga Përmbytjet