Lajmet

13 korrik 2023

U Miratua Projektligji për Ndryshimet Klimatike


Ministri Liburn Aliu tha se sot në Kuvendin e Kosovës u miratua Projektligjin për Ndryshimet Klimatike, për herë të parë në Republikën tonë, që si për qëllim ka bazën rregullative dhe shkencore për plane e investime konkrete në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e emetimeve të gazrave serrë.

Ky projektligj vendos themelet për një Kosovë më të gjelbër dhe më të përgatitur për të ardhmen, përmes të së cilit përshpejtojmë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës, me përgjegjësi ndaj mjedisit dhe natyrës fantastike të vendit tonë.

Për të kuptuar se si ky projektligj do të ndikojë në jetën tonë të përditshme, ja disa gjëra kyçe që Ligji për Ndryshimet Klimatike do të na ndihmojë që të përgatitemi ndaj ndryshimeve klimatike për sektorë të ndryshëm:

Përgatitja e Shoqërisë ndaj Klimës:

Ndryshimet klimatike kanë ndikim në secilin prej nesh, dhe ky ligj vendos bazën për të përgatitur shoqërinë tonë përballë ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Duke investuar në masa për përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës, do të sigurojmë që shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura jonë të jenë më të qëndrueshme dhe të përballen më mirë me ngjarje si përmbytjet dhe periudhat e nxehtësisë së jashtëzakonshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike shfaqen edhe në sektor tjerë sikurse humbja e biodiversitetit, thatësira dhe zjarre që ndikojnë bujqësinë, blegtorinë pylltarinë dhe shëndetin tonë.

Fuqizimi i Konsumatorëve:

Tani kemi qasje në informacion të rëndësishëm për konsumin ekonomik të karburanteve dhe emetimeve të CO2 të makinave të reja për pasagjerë. Kjo na jep mundësinë që të marrim vendime të duhura kur blejmë makinën tonë, duke ndikuar në reduktimin e ndikimit tonë në shkaktimin e gazrave të ndotjes. Çdo hap i vogël llogaritet, dhe duke zgjedhur alternativa më të pastërta, ndihmojmë në ruajtjen e mjedisit tonë.

Stimulimi i Investimeve të Gjelbra:

Projektligji inkurajon sektorin privat që të investojë në projekte që respektojnë mjedisin. Kjo do të thotë më shumë mundësi për biznese të qëndrueshme që të rriten dhe të krijojnë vende pune në fusha si energjia e rinovueshme, efikasiteti energjetik dhe teknologjitë miqësore ndaj mjedisit. Kjo jo vetëm që do të kontribuojë në rritjen e ekonomisë tonë, por po ashtu do të sigurojë një Kosovë më të pastër dhe më të shëndetshme për ne dhe brezat e ardhshëm.

Bashkimi për Ndryshimin Global:

Ndryshimet klimatike janë një sfidë globale, dhe veprimet tona kanë rëndësi në skenën ndërkombëtare. Kosova ndikon dhe ndikohet nga ndryshimet klimatike. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pjesëmarrjes tonë në programe të ndryshme, bashkohemi me shtete të tjera për të luftuar ndryshimet klimatike. Së bashku, mund të rrisim përpjekjet tona dhe të krijojmë ndryshim të vërtetë në nivelin global. Duhet të kujtojmë se "Leave No One Behind" (Mos e le askënd pas) si parim global duhet të zbatohet edhe për Kosovën, pasi që ne duam të sigurohemi që Kosova, si një vend në zhvillim, të ketë qasje në fondet për adaptim ndaj klimës. Do të synojmë të jemi pjesë e UNFCCC-së, si dhe të kemi qasje në fonde dhe mekanizma ndaj përshtatjes së ndryshimeve klimatike të cilat historikisht janë shkaktuar nga emetimet e shteteve të zhvilluara. Prandaj, përfshirja e Kosovës në negociata klimatike, fonde multilaterale, mekanizma mbështetëse multilaterale, si dhe në procese vendimmarrëse ndaj klimës, janë të domosdoshme për Republikën tonë.

Në bashkëpunim me komunitetin global, duam të përgatisim Kosovën për të qenë një partner aktiv në përshtatje dhe zbutje ndaj ndryshimeve klimatike. Të drejtat dhe nevojat tona duhet të na njihen e njashtu të kemi një trajtim të barabartë me vendet e tjera në aspektin e përgatitjes dhe financimit për përshtatje ndaj klimës. Ne besojmë në një botë të drejtë dhe të bashkuar për të vepruar ndaj ndryshimeve klimatike.

Lexo dhe:

Njoftim lidhur me finalizimin e Regjistrit të Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës pas hyrjes në fuqi të Ligjit Nr.08/L-012 për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, është duke punuar në hartimin e legjislacionit sekondar të nevojshëm për themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Odës së Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit dhe krijimin e organeve të tyre.

Janë miratuar tri (3) Udhëzime Administrative:

- UDHËZIM ADMINISTRATIV (MMPHI) NR.08/2023 PËR PROCEDURËN E ZGJEDHJES SË ORGANEVE TË PËRKOHSHME TË ODËS GJATË MBLEDHJES KONSTITUIVE TË ODËS.

- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.07/2023 PËR PROCEDURËN PËR LICENCIMIN E ARKITEKTËVE TË REGJISTRUAR DHE INXHINIERËVE TË REGJISTRUAR DHE NËNSHKRIMIN E LICENCAVE.

- UDHËZIM ADMINISTRATIV MMPHI NR.06 /2023 PËR PËRCAKTIMIN E AKTIVITETEVE DHE PËRGJEGJËSIVE PËR LICENCËN E KATEGORISË A DHE KATEGORISË B TË ARKITEKTËVE DHE INXHINIERËVE NË FUSHËN E NDËRTIMIT.

Komisioni i Ministrisë për Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, me datë 11.07.2023 ka përditësuar dhe publikuar Regjistrat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit.

Regjistrat e publikuar mund ti gjeni në faqen zyrtare të MMPHI-së, linku: MMPHI (rks-gov.net).

Personat e përfshirë në Regjistër, do të njoftohen me kohë lidhur me procedurat e licencimit të cilat do të zhvillohen bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

Personat që nuk kanë aplikuar për përfshirjen në Regjistrin e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit në afatin e paraparë kohor, aplikimin mund ta bëjnë pas funksionalizimit të Odës dhe organeve të saj.

Lexo më shumë

Bëhet pranim-dorëzimi i auto fshesave për gjashtë komunat përfituese të Grandit të Performancës Komunale-Mjedis i Pastër


Sot, me një ceremonie të mbajtur në Hajvali,  zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Avni Zogiani, bëri pranim - dorëzimin e auto fshesave për gjashtë komunat në kuadër të projektit përfituese të Grandit të Performancës Komunale. Komunat përfituese të këtij granti  janë: Lipjani me dy auto fshesa, ndërsa Vitia, Gjilani, Gjakova, Vushtrria, Obiliqi me nga një auto fshesë.

 Më këtë rast,  zëvendësministri Zogiani, falënderoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë Gjermane, përkatësisht GIZ-in, për bashkëpunimin dhe përkrahjen për një mjedis të pastër në Kosovë.

Ceremonia u përmbyll me pranim dorëzimin e auto fshesave nga kryetaret dhe përfaqësuesit e komunave.

Lexo më shumë