Lajmet

27 nëntor 2024

Nis projektimi i digës së Kuqicës në Skenderaj

Nis projektimi i digës së Kuqicës në Skenderaj
Në janar të vitit të kaluar, zona e Skenderajt u godit nga një përmbytje me pasoja të rënda për banorët.
Si MMPHI, morëm përsipër projektin e hartimit të hartave të rrezikshmërisë për gjithë territorin e Kosovës, një iniciativë që nuk ekzistonte më parë. Po ashtu, që nga fillimi i mandatit kemi filluar punën për ndërtimin e digave të cilat do të shërbejnë për menaxhimin e përmbytjeve, si dhe për furnizimin me ujë të pijshëm dhe ujitjen e tokave bujqësore.
Projekti i rezervuarit në Skenderaj është projekti i parë i kësaj natyre në Kosovë pas më shumë se 50 vitesh.

Lexo dhe:

Sot u nënshkrua kontrata për realizimin e Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”, një projekt ky i financuar nga BERZh me vlerë 16,4 milionë euro

Sot u nënshkrua kontrata për realizimin e Projektit “Zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajit”, një projekt ky i financuar nga BERZh me vlerë 16,4 milionë euro.
Pas një periudhe sfidash dhe ndërprerje të kontratës me kontraktorin e mëparshëm që u trashëgua nga 2019 nga qeveria e kaluar dhe që u tregua i papërgjegjshëm, këtë vit rifilluam procedurat e prokurimit dhe sot kemi nënshkruar kontratën me operatorin e ri për përfundimin e këtij projekti.
Punimet pritet të zgjasin një vit sipas planit dinamik. Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën e rrugës Nacionale N2, duke e zgjeruar atë në një rrugë me nga dy korsi në secilin drejtim, dhe do të kontribuoj në rritjen e sigurisë dhe lehtësisë së qarkullimit për qytetarët e Ferizajit dhe të gjithë rajonin.
Lexo më shumë

Hapet tenderi për ndërtimin e objekteve të banimit të përballueshëm në katër komuna

Ta bësh Kosovën të jetueshme do të thotë ta bësh Kosovën të banueshme. Këtë e bën projekti ynë i Banimit të Përballueshëm,:
-Në prill të vitit 2021 formuam komitetin këshillues për studimin e fizibilitetit;
-Në shkurt 2022 kemi pranuar studimin e fizibilitetit ku theksoheshin rrugët që duhet ndjekur, çështja e pronave dhe sfidat që parasheh ky projekt;
-Në shkurt të vitit 2024 hapëm thirrjen për të gjitha komunat që të aplikojnë për banim të përballueshëm;
-Në korrik 2024 miratuam në Qeveri projektligjin për këtë projekt; dhe
-Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.
Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë.
Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim.
Lexo më shumë