Lajmet

16 tetor 2024

Ministri z.Aliu takoi ambasadorin Florian Qehaja dhe anëtarë të WBIF, takuam z. Izet Mexhitin, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriu

Sot, së bashku me anëtarë të kabinetit, zyrtarë të ministrisë, ambasadorin Florian Qehaja dhe anëtarë të WBIF, takuam z. Izet Mexhitin, zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, për të diskutuar projektet e përbashkëta të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe ujërave.
Këto projekte janë dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër dhe më të begatë për rajonin.
Mbetemi të përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit tonë rajonal, duke synuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të dukshëm të cilësisë së jetës për qytetarët e të dyja vendeve.

Lexo dhe:

Vazhdojnë punimet ne rrugën Prishtine - Podujeve

Puna në rrugën Prishtinë - Podujevë nuk ndalet, progresi është i dukshëm.

Ky projekt i rëndësishëm, që lidhë jo vetëm Podujevën me Kryeqytetin, por edhe gjithë mërgimtarët me shtëpitë e tyre, po përparon dukshëm.

Na kanë vonuar punët e mbrapshta, por nuk na kanë ndalur.

 

Lexo më shumë

Ministri Aliu në Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike

Në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris, të hapur nga Kryeministri, Albin Kurti dhe Ministri i Francës për çështje evropiane, Benjamin Haddad, ministri Aliu prezantoj vizionin dhe punën për zhvillimin e transportit dhe rrjeteve logjistike, si faktorë kyç në forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Me Strategjinë e Transportit Multimodal dhe Sistemin Inteligjent të Transportit, po synojmë t'i zgjidhim shqetësimet ose problemet ne fushën e transportit, duke krijuar një sistem transporti efikas dhe të digjitalizuar, që gjithashtu do të kontribuojë në rritje ekonomike dhe mbrojtjen e mjedisit.  Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe investimet publike-private mbeten thelbësore për realizimin e këtyre objektivave.

Lexo më shumë