Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me MASHTI-në, Policinë e Kosovës dhe Komunat: Prishtinë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë, Suharekë dhe Junik, OJQ-të Marakli t'Biciklave, ESRA, kanë filluar të shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë nga data 16-22 shtator.
Gjatë fjalimit të tij, zëvendësministëri i MMPHI-së z. Jeton Raka theksoi :
Në hapje të kësaj jave ne si MMPHI, ftojmë të gjithë qytetaret qe te ruajnë dhe mbrojnë mjedisin dhe te kemi një shfrytëzim racional të resurset tona . Të përdoren sa më pak automjetet motorike të cilat shkaktojnë ndotje mjedisore dhe të përdorim sa më shumë transporti publik, mjete tjera alternative të cilat janë miqësore ndaj mjedisit, sa më pak vetura, sa më shumë transport publik, sa më shumë ecje e biçikleta, aq më shumë shëndet e jetë.”Në këtë vit moto e kësaj jave është “ Ndarja e përbashkët e hapësirave publike”, pra shfrytëzim racional i hapësirave publike nga të gjithë qytetaret /banorët/komuniteti. Aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjate kësaj jave, kanë te bëjnë kryesisht me ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve duke ndikuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit duke shfrytëzuar sa më shumë mjete më të mira sigurta alternative të cilat shkaktojnë sa më pakë apo zero ndotje. Zv.Minsitri Raka, theksoi para të gjithë pjesëmarrëse se kërkesa MMPHI-se, është qe te përdorni sa me shumë mjete alternative për lëvizje si ; BIÇIKLETËN, TRANSPORTIN PUBLIK, TROTINETIN ELEKTRIK, WAVE BOARD, SKATEBOARDS ,E-SCOOTER, ECJE NË KËMBË ETJ.
Njëkohësisht aktivitetet do të vazhdojnë gjatë tërë kësaj jave duke filluar sot me datë 16 në komunën e Prishtinës duke vazhduar me komunën Prizrenit, Mitrovicës së Jugut, Suharekën, Junikun, dhe me 22 shtator në komunën e Podujevës do të shënohet “Dita Ndërkombëtare pa Makina”.
Kërkesa jonë si MMPHI, është që të gjitha Komuna të zhvillojnë Planet e Qëndrueshme të Mobilitetit, duke marre për bazë edhe planet dhe strategjitë e tyre përkatëse duke zbatuar politikat e tyre mjedisore .
Andaj ftojmë të gjithë qytetaret e vendit që mundësisht të kontribuojnë në mënyra të ndryshme me rastin shënimit të kësaj jave ne Republikën e Kosovës .