Lajmet

13 shtator 2024

Pas pellgut lumor Drini i Bardhë me plane menaxhuese po kompletohen edhe 3 pellgjet e mbetura lumore - Ibër, Lepenc dhe Moravë

Pas pellgut lumor Drini i Bardhë me plane menaxhuese po kompletohen edhe 3 pellgjet e mbetura lumore - Ibër, Lepenc dhe Moravë

Me qëllim të krijimit të parakushteve për zhvillim të qëndrueshëm të resurseve ujore dhe menaxhim sa më efikas të tyre, me propozim të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është aprovuar në Qeveri Vendimi për shqyrtim publik të Planeve për Menaxhimin e Pellgjeve Lumore Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës.

Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore janë dokumente kryesore për zbatimin e Direktivës Kornizë të Ujërave 2000/60.

Duke marrë parasysh vendimin për shqyrtim publik për Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës dokumentet ofrojnë një qasje gjithpërfshirëse në menaxhimin e resurseve ujore, duke përfshirë aspekte të ndryshme si cilësia, sasia, statusi ekologjik, parandalimi i ndotjes, dhe aspektet ekonomike.

Këto Plane pas konsultimit me palët e interesit dhe konsultimit publik janë të vlefshme për një periudhë gjashtëvjeçare. Andaj, ftojmë të gjitha palët e interesuara që të japin kontributin e tyre në rritjen e cilësisë së dokumenteve planifikuese në fushën e ujërave.

 

Lexo dhe:

Nga data 16 deri më 22 shtator do të shënohet Java Evropiane e Lëvizshmërisë dhe më 22 shtator 2024 “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina”

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Policinë e Kosovës, Komunat: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Suharekë dhe Junik,  OJQ-të: “Marakli t’Biciklave”, ESRA do të shënojnë Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 16- 22 shtator dhe “Ditën Ndërkombëtare Pa Makina” më 22 shtator 2024 me aktivitete sipas agjendës. 


Lexo më shumë

Java Evropiane e Mobilitetit

Angazhohemi çdo ditë për Mjedis më të Pastër duke investuar dhe promovuar infrastrukturën e nevojshme për mjetet jomotorike, në mënyrë që të kemi mjedis më të pastër me më pak emetime të gazrave.

Kjo nismë ofron një mundësi të shkëlqyer për të reflektuar mbi mënyrat si lëvizim dhe ndikimin që kemi në mjedis.

Bashkohuni me ne në këtë nismë dhe kontribuoni në një të ardhme më të gjelbër!

Lexo më shumë