Lajmet

02 gusht 2024

Rruga 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧-𝐓𝐞𝐭𝐨𝐯𝐞̈ po fillon të ndërtohet

Sot janë nënshkruar kontratat për realizimin e Rrugës Prizren-Tetovë, me gjatësi prej 20.350km, përkitazi ndërtimin e Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), për Lot 1 në vlerë prej 7,999,999.00 euro, si dhe Lot 3 në vlerë prej 8,346,804.38 euro.

Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet.

OSHP ka kthyer në rivlerësim Lotin 2.

Lexo dhe:

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Mbretërisë së Arabisë Saudite harmonizuan tekstin e marrëveshjes për shërbime ajrore në mes të dy vendeve

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Mbretërisë së Arabisë Saudite harmonizuan tekstin e marrëveshjes për shërbime ajrore në mes të dy vendeve gjatë negociatave dy ditore, të udhëhequra nga delegacionet teknike ndërshtetëtore, të mbajtura më 29-30 korrik 2024 në Riad të Arabisë Saudite.

Harmonizimi i tekstit të marrëveshjes është fryt i komunikimeve të vazhdueshme të delegacioneve teknike të të dyja vendeve që nga fillimi i këtij viti, për të krijuar mundësinë për fillimin e linjave ajrore direkte në mes të dy vendeve duke lehtësuar udhëtimin e qytetarëve, qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe të nxisë zhvillimin e biznesit në të dyja vendet në mënyrë sa më të efikase.

Poashtu, delegacionet ndërshtetërore u zotuan që në afat sa më të shkurtër të përfundojnë procedurat ligjore në fuqi në të dyja shtetet, të parapara për nënshkrimin, ratifikimin, dhe hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshje.

Lexo më shumë

Ministri Liburn Aliu me kryetarin e komunës së Shtimes Qemajl Aliun, përuruan përfundimin e punimeve të rrugës “17 Shkurti”

Bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliun, përuruam përfundimin e punimeve të rrugës “17 Shkurti”, në vlerë prej 570 mijë euro, që përshkon fshatrat Godanc-Gjyrkoc.
Projekti i përfunduar përveç hapësirave të dedikuara për qytetarë, përfshinë trotuaret si dhe ndriçimin publik, njëherit kjo rrugë është nyje e rëndësishme për shkak të ndërlidhjes me magjistralet e Lipjanit, Ferizajit, si dhe po ashtu me Aeroportin “Adem Jashari”.
Lexo më shumë