Lajmet

07 maj 2024

Ministri Aliu bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliun, ishin në vizitë në terren, për të parë nga afër realizimin e punimeve të rrugëve “14 Dhjetori” dhe “17 Shkurti

Bashkë me kryetarin e komunës së Shtimes, Qemajl Aliun, ishim në vizitë në terren, për të parë nga afër realizimin e punimeve të rrugëve “14 Dhjetori” dhe “17 Shkurti”, rrugë këto që po financohen nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Përmes shumë projekteve të rëndësishme, kemi arritur që të bëjmë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe njëherit kemi siguruar ndërlidhje më efikase të fshatrave dhe lagjeve të ndryshme, duke afruar e njëherit krijuar qasje më të lehtë për qytetarët në komunën e Shtimes.

Lexo dhe:

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, komuna përfiton 𝟑𝟕𝟎,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit me Komunën e Lipjanit, të cilën komunë po e financojmë me 𝟑𝟕𝟎,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€.
Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e projektit të rëndësishëm:
➤ 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐔𝐫𝐞̈𝐬 𝐦𝐛𝐢 𝐋𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐒𝐢𝐭𝐧𝐢𝐜𝐚.
Lexo më shumë

Memorandum mirëkuptimi me Komunën e Shtimes, komuna financohet me 𝟏.𝟎𝟎𝟎,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€ për projekte Infrastrukturore

Vazhdojmë me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Komunën e Shtimes, të cilën komunë po e financojmë me 𝟏.𝟎𝟎𝟎,𝟎𝟎𝟎.𝟎𝟎€.
Këto mjete do të dedikohen për këto Projekte Infrastrukturore:
➤Asfaltimi i rrugës: Carralevë - Pjetërshticë - Dugë, në Shtime në vlerë prej 500,000€.
➤Asfaltimi i rrugës: Lidhja e rrugës 12 qershori me rrugën William Walker, në Shtime, në vlerë prej 500,000€.
Lexo më shumë