Lajmet

11 mars 2024

Kosova është pasuruar me informacione të reja mbi Ornito-Faunën tonë

Paçi një ditë sa më të bukur sot, me një SUPERLAJM për të gjithë pasionantët e natyrës, ku shtetit të Kosovës, u janë shtuar plot nëntë (9) specie të reja në databazë.

Kosova është pasuruar me informacione të reja mbi Ornito-Faunën tonë, ku Republikës tonë, u janë shtuar edhe nëntë (9) specie tjera të reja në databazë, që nuk janë dokumentuar deri më sot.

Vlen të theksohet, se deri më tani janë dokumentuar me fotografi e me video, afër 200 lloje të shpendëve shtegëtarë dhe jo-shtegëtarë, në zonat e mbrojtura, në parqet natyrore e kombëtare tonat. Këto gjetje janë të argumentuara e faktuara për Ministrinë, nga dokumentuesi i jetës së egër, Arian Mavriqi.

Lexo dhe:

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e bashkojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë

Lajm i jashtëzakonshëm!

Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve që ndërlidhin e bashkojnë fshatrat e Kosovës dhe Shqipërisë.

Sot, shënuam fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe zgjerimin e Rrugëve Ndërkufitare, që ndërlidhin fshatrat Kërstec-Pakishtë-Zapod, konform marrëveshjës së bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Kjo rrugë me gjatësi prej 6.3 km dhe me një investim prej më shumë se 2.3 milionë euro, do të sjell zhvillim ekonomik, e njëherit do të hapë perspektivën e turizmit malor, që do të shërbejë si portë hyrëse për të gjithë shqiptarët kudo që janë, për të eksploruar bukuritë natyrore të kësaj zone.

 

Lexo më shumë

Kosova është anëtarësuar në Rrjetin Evropian të Agjencive të Mbrojtjës së Natyrës – ENCA

Kosova është pranuar anëtare me të drejta të plota në Rrjetit Evropian të Agjencive për Ruajtjen e Natyrës, e njohur si ENCA, i cili do të na ndihmojë në shkëmbimin e përvojave nga vendet e Evropës lidhur me hartimin dhe zbatimin e politikave për mbrojtjen e natyrës.

ENCA një rrjet informal, i cili nxit shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve të tij. Anëtarësimi është konfirmuar në takimin plenar të anëtarëve të ENCA-s, pas shqyrtimit të kërkesës së Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves, përkatësisht Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, për të qenë pjesë ë këtij rrjeti të rëndësishëm evropian që ka për qëllim mbrojtjen e natyrës.

Rrjeti ENCA identifikon sfidat e ardhshme dhe ofron informacione dhe këshilla për vendimmarrësit në fushat e ruajtjes së natyrës dhe mbrojtjes së peizazhit. ENCA bashkon ekspertizën në mbledhjen dhe analizën e provave shkencore, njohuritë e zbatimit praktik dhe përvojën në administrim dhe këshilla për politikat në lidhje me biodiversitetin, mbrojtjen e peizazhit dhe shërbimet e ekosistemit.

Për më shumë:

https://www.encanetwork.eu/default-4f5b7de45e/members

 

Lexo më shumë