Miratohet strategjia e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT)
• Përmirësohet Siguria • Rritet Efikasiteti i Transportit • Përmirësohet Mirëqenia Sociale • Zhvillohet Ekonomia • Mbrohet Mjedisi • Integrohemi në Sistemet e Transportit Rajonal dhe Europian •
Sot, në mbledhjen e Qeverisë, pas një pune shumë intensive, miratuam strategjinë e Sistemit Inteligjent të Transportit (SIT), që do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë, lëvizshmërisë dhe efikasitetit të transportit në Kosovë, me impakt direkt në zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
Vendosja e SIT si një qasje e re planifikimi, do të adresojë sfidat aktuale të sektorit të transportit në vendin tonë dhe njëherit do të hedh themelet për të ardhmen e transportit, nëpërmjet të së cilës do të zhvillohet sistemi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimeve në trafikun rrugor, dhe do të bëhet menaxhimi më i avancuar i trafikut dhe mobilitetit, dhe incidenteve në trafik.
Pas miratimit të Strategjisë:
• Hapi i parë do të jetë transpozimi i Acquis së BE-së në legjislacionin vendor si parakusht për vendosjen e Sistemit Inteligjent të Transportit, duke u bazuar në standardet e BE-së.
• Hapi i dytë do të jetë ndërtimi i Qendrës për Menaxhimin e Trafikut, respektivisht vendosja e infrastrukturës së (SIT) në rrjetin rrugor dhe hekurudhor të TEN-T-së