Lajmet

12 janar 2023

Ministri Aliu së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, morën pjesë në konferencën e Javës së Regjistrimit të Popullsisë për vitin 2023

Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti, morëm pjesë në konferencën e Javës së Regjistrimit të Popullsisë për vitin 2023. 

 

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht përditësimi i të dhënave statistikore, do të ndikojë drejtpërdrejt në paraqitjen sa më reale të zhvillimit hapësinor sektorial, duke na mundësuar kështu që të kemi një sistem të kompletuar të të dhënave mbi informacionin hapësinor e urban, në linjë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe shtetërore.

 

Secili qytetar i Kosovës do të regjistrohet. 

 

Qeveria do të mbështes Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në mënyrë që regjistrimi të jetë cilësor, profesional, dhe gjithëpërfshirës.

Lexo dhe:

Ministri Liburn Aliu takohet me Henrik Hololei, drejtorin gjeneral për Transport dhe Lëvizshmëri, nga Komisioni Evropian

Ministri Liburn Aliu takohet me Henrik Hololei, drejtorin gjeneral për Transport dhe Lëvizshmëri, nga Komisioni Evropian. 

 

Gjatë takimit u diskutua për gamën e krijimit të lehtësirave për Transport në koordinim dhe mbështetje nga BE, përkatësisht për finalizimin e strategjisë multimodale, buxhetimin për vitin 2023 dhe 2024 për Sistemin RAMS si dhe krijimin e bazës ligjore për Sistemin Inteligjent të Transportit (ITS).

 

Vlen të theksohet se në qendër të diskutimeve ishte edhe domosdoshmëria e lidhjes hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Durrësit, ndërlidhjeve infrastrukturore dhe politikave të mjedisit, që janë në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit.

 

Bruksel

03.11.2022

Lexo më shumë

U shënua dita e planifikimit të qyteteve me një tryezë dhe ekspozitë të fotografive

Me rastin e shënimit të 8 Nëntorit “Ditës Botërore të Planifikimit të Qyteteve”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor, në partneritet me UN-Habitat Kosova u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temën: Planifikimi Hapësinor si mjet për nxitjen e zhvillimit Ekonomik lokal. Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të universitetit, zyrtarë nga niveli qendror dhe lokal i sektorit të Planifikimit Hapësinor, përfaqësues nga organizata të ndryshme dhe UN-Habitat, si dhe ekspertë të dalluar të fushës.

Takimi u hap me fjalë përshëndetëse nga z. Liburn ALIU, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, i cili tha"Mjedisi i pastër, menaxhimi i integruar i burimeve ujore, politikat e transportit të qëndrueshëm dhe infrastrukturës miqësore ndaj mjedisit, hapat konkret në fushën e ndryshimeve klimatike, planifikimi i integruar hapësinor dhe zhvillimi i balancuar urban-rural për një zhvillim të qëndrueshëm të qyteteve dhe vendbanimeve tona do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e kualitetit e jetës për qytetarët e vendit tanë. Integrimi i tre sektorëve të rëndësishëm si Mjedisi, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastruktura, janë reflektim i qasjes sonë të integruar në raport me trajtimin e këtyre fushave, rrjedhimisht edhe bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë dhe akademinë është i domosdoshëm, për t’i shtuar dimensionin dhe bazën shkencore politikave, vendimeve, projekteve dhe aktiviteteve të përditshme" - tha ndër të tjera në fjalën e tij ministri Aliu.

Ndërsa, drejtori i IPH-së z. Luan Nushi, në prezantimin e tij paraqiti para pjesëmarrësve në tryezë gjetjet e para për disa nga indikatorët kryesor në procesin e filluar të hartimit të Planit të ri Hapësinor të Kosovës.

Me nga një fjale rasti u prezantuan edhe Ambasadori Suedez në Kosovë Jonas Westerlund, si dhe shefi i zyrës së UN-Habitat-it në Kosovë Esteben Leon.

Në hollin e ndërtesës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u hapë ekspozita me fotografi nga konkursi i organizuar me temën “Hapësirat e ri jetësuara: Nxitja e zhvillimit ekonomik lokal përmes transformimit hapësinor“, në të cilën janë shfaqura fotografitë më të suksesshme nga rreth 100 fotografi konkuruese. Juria profesionale pas përzgjedhjes prezantoi fotografitë fituese të konkursit:

Vendi i parë i takoj Gent Ademaj;

Vendi i dytë, Valdrin Fetahu; dhe

Vendi i tretë Arben Llapashtica dhe Lumnije Blakqori

Ekspozita do të jetë e hapur në hollin e ndërtesë së Qeverisë “Ish Rilindja” për një javë duke filluar nga nesër  (10.11.22).

 

Lexo më shumë