- Odeljenje za finansije i opšte usluge
- Odeljenje za pravo
- Departament za Evropske integracije i koordinaciju politika (DEIKP)
- Odeljenje za eksproprijaciju
- Odjeljenje za inspekciju okoliša, prirode, vode, graditeljstva i prostornog planiranja
- Regionalna uprava za riječne slivove
- Odeljenje za prostorno planiranje, stanovanje i izgradnju
- Institut prostornog planiranja
- Odeljenje za zaštitu životne sredine

Divizioni për Ndërtim është pjesë e Departamentit të Planifikimit Hapësinorë, Ndërtimit dhe Banimit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Divizioni i Ndërtimit është përgjegjës për bërjen e politikave përmes hartimit të legjislacionit primar dhe sekondar për Fushën e Ndërtimit duke përfshire legalizimin e ndërtimeve të ndërtuara pa leje, efiçiencën e energjisë në ndërtesa, rregullimin e profesioneve të fushës së ndërtimit si dhe çështje të tjera.
Detyrat dhe përgjegjësite e divizionit për ndërtim:
- Propozon, harton dhe mbikëqyrë zbatimin e politikave/strategjive në fushën e ndërtimit;
- Zhvillon fushen e ndertimit permes hartimit te rregulloreve teknike konform standardeve dhe normave te Bashkimit Evropian;
- Propozon politika/strategji ne caktimin e kritreve dhe lehetesimin e procedurave per leje ndertimore per nivelin lokal dhe qendror;
- Shqyrton kerkesat per leje ndertimore, leje per rrenim dhe certifikate te perdorimit per ndertimet e kategorisë se trete;
- Miraton Taksat Administrative për Leje Ndërtimore në baza vjetore të nivelit lokal dhe percakton ato te nivelit qendror;
- Krijon politika per rregullimin e profesioneve te fushës se ndërtimit. Themelon dhe mbikqyre ne vazhdimesi punen e odave si dhe procesin e licencimit të profesionisteve në fushën e ndërtimit;
- Propozon politika/strategji ne procesin e legalizimit ne nivel vendi;
- Udheheqe dhe koordinon procesin e legalizimit;
- Pranon dhe shqyrton kerkesat per leje te legalizimit per ndertimet e kategorisë se trete;
- Menaxhon me bazen e te dhenave per legalizim ne nivel vendi;
- Zhvillon politikat/strategjitë ne fushën e eficiencës energjetike ne ndërtesa;
- Siguron zbatimin e Ligjit për Performancën e Energjetike ne Ndërtesa si dhe mbikëqyr dhe bashkërendon masat zbatuese për performancën energjetike të ndërtesave;
- Administron procesin e certifikimit energjetik ne ndërtesa dhe menaxhon regjistrin Kombëtare për performancën energjetike ne ndërtesa.
- Bashkëpunon me Komunat dhe institucionet tjera me qellim te implementimit te ligjeve ne fushen e ndertimit;
- Përcjellë punën, realizon kontakte dhe bashkëpunon me organizata ndërkombëtare, agjenci të specializuara si dhe organizata të tjera, me qëllim të këmbimit të përvojave lidhur me zhvillimin e fushës së ndërtimit;