6389 - Single_page | MMPH

Lajmet

Sot u shënua 22 Shtatori "Dita pa Makina”

Sot u shënua 22 Shtatori
Prishtinë, 22 September -

 

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Podujevës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Kaçanikut, Pejës, Gjilanit  OJQ-në “Marakli t’Biciklave”, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ka shenuar  “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë” nga 16- 22 shtator 2022,ndersa sot eshte bere edhe shenimi i dites se fundit te kesaj jave ,e cila u përmbyll me një numër të madh aktivitetesh të ndermarra nga institucionet e nivelit  qendror dhe lokal, ,OJQ -te dhe shoqëria civile.

Moto e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë për vitin 2022 është, ”LËVIZJE E KOMBINUAR -LIDHJE MË TË MIRA- ".

Manifestimi qendror  eshte mbajtur  në hapësirën para monumentit, “New Born”, në Prishtinë.

 

U mbajten fjalime të cilat kishin qëllim ngritjes e vetëdijes  qytetare për ruajtjen e mbrojtjes se mjedisit duke perdorur sa më shumë mjetet e tjera alternative si; Biçikleten, Trotinetin, trafikun urban etj .

Zv.ministerja  e Ministrisë së Mjedisit ,Planifikimit Hapesinor dhe infrastruktures Linda Çavdarbasha në fjalen e rastit lidhur me këte ditë falemnderoj të gjithë pjesëmarrsit, mediat,zyrtaret e minsitrise,OJQ dhe shoqerine civile.

Zv.Ministeria  Çavdarbasha,njëkohesisht theksoi që është me rëndesi që të kontribuojmë në forma të ndryshme në uljen e nivelit të ndotjes dhe përmirësimin e gjendjes së mjedisit duke përdorur sa më pak automjetet dhe të zevedesojmë me mjete tjera alternative të cilat shkaktojnë pak apo zero ndotje ,të zhvillojmë plane të qëndrueshme të mobilietit në të gjitha komunat e vendit dhe këto plane të zbatohen edhe në praktikë.

 

 

Foto Galeria

Kthehu