6283 - Single_page | MMPH

Lajmet

U miratua projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë

U miratua projektligji për hekurudhën Durrës-Prishtinë
Prishtinë, 21 July -

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua Projektligji për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për Studimin e Fizibilitetit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë. 

 

Qëllimi i këtij projektligji është përcaktimi i procedurave dhe ndarja e kostove në mes dy vendeve për financimin, studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore.

 

Kosto totale për realizimin e Studimit te Fizibilitetit dhe hartimit të Projekt – Idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri – Kosovë, parashikohet të jetë rreth 1,980,000 (një milion e nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë do të ndaj shumën prej 1,000,000 (një milion) Euro, ose rreth 51% të kostos totale, ndërsa Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës do të ndaj shumën prej 980,000 (nëntëqind e tetëdhjetë mijë) Euro, ose 49% të kostos totale.

 

Kjo kosto është parashikuar në buxhetin e vitit 2022 të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe me autorizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të barten në buxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin e realizimit të projektit.

Foto Galeria

Kthehu