6278 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu në Berlin në kuadër të Dialogut të Klimës

Ministri Liburn Aliu në Berlin në kuadër të Dialogut të Klimës
Prishtinë, 19 July -

Në Berlin, në kuadër të Dialogut të Klimës, Kosova është ftuar për herë të parë që të diskutojë për të ardhmen e klimës , politikat ndërkombëtare rreth ndryshimeve klimatike dhe modalitetet e zgjidhjet që do të kontribuojnë në zhvillim të qëndrueshëm.

 

Me ftesë të Qeverisë Gjermane dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Anna Baerbock, së bashku me shefen e kabinetit znj. Rineta Jashari dhe ekspertin për ndryshime klimatike z. Agim Mazreku, jemi duke zhvilluar takime bilaterale lidhur me financimet e mundshme për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike dhe implementimim e Marrëveshjes së Parisit. Në takime theksova se Kosova është duke përgatitur ligjin për ndryshime klimatike, planin për dekarbonizim dhe strategjinë për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike.

 

Ky dialog ndodh çdo vit para negociatave të OKB-së për ndryshime klimatike, e këtë vit po diskutohen zhvillimet e COP26 në Glasgow të Skocisë dhe përgatitjet për COP27 në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, marrë parasysh zhvillimet e fundit ekonomike dhe gjeopolitike që paraqesin ndalesa ndaj aksionit për klimë.

Foto Galeria

Kthehu