6275 - Single_page | MMPH

Lajmet

Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Ceku, pritëm në takim përfaqësuesit e Organizatës Europa Nostra

Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Ceku, pritëm në takim përfaqësuesit ...
Prishtinë, 08 July -

Sot, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Ceku, pritëm në takim përfaqësuesit e Organizatës Europa Nostra, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve.

 

Në këtë takim, ritheksuam qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkitazi mos-pajtimin e përfshirjes së Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë gjatë vitit 2021.

 

Përfshirja e Manastirit të Deçanit në listën e 7 lokaliteteve më të rrezikuara në Evropë, nuk është e drejtë, pasi që nuk është e bazuar në argumente profesionale dhe nuk reflekton pasqyrën reale të Manastirit. 

 

Manastiri i Deçanit si aset i trashëgimisë kulturore është objekt në gjendje të mirë fizike, funksional, ku zhvillohen ceremonitë e rregullta fetare, si dhe gjendja e sigurisë në objektet e trashëgimisë kulturore, në veçanti të atyre fetare është përmirësuar, dhe ky fakt argumentohet me raportet e organeve të sigurisë, së Policisë së Kosovës, dhe Misionit të KFOR-it në Kosovë. 

 

Bashkarisht me Ministrin Çeku, deklaruam se insistimi për “rrezikun” ndaj Manastirit të Deçanit, është edhe një dëshmi për qasjen jo-profesionale, politikisht të ndikuar të organizatës Europa Nostra, dhe ritheksuam edhe njëherë që Europa Nostra i detyrohet me  kërkim falje dhe kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj reputacionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Foto Galeria

Kthehu