6152 - Single_page | MMPH

Lajmet

MMPHI në bashkëpunim me USAID Kosovo dhe TetraTech, kanë arritur që të përfundojnë me sukses krijimin e databazës për energji solare

MMPHI në bashkëpunim me USAID Kosovo dhe TetraTech, kanë arritur që të përfundojnë me sukses krijimin e databazës për energji solare
Prishtinë, 10 May -

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me USAID Kosovo dhe TetraTech, kanë arritur që të përfundojnë me sukses krijimin e databazës për energji solare, duke marrë në shqyrtim të gjithë indikatorët që përdoren për analiza të tilla në nivel hapësinor, kështu duke kontribuar në ndërtimin e databazës gjeohapësinore për energji të ripërtëritshme në Kosovë. 

 

Të dhënat në databazën për energji solare janë analizuar duke marrë për bazë indikatorët e mëposhtëm:

 

  • Rrezatimi horizontal difuz (DHI);
  • Rrezatimi i drejtpërdrejtë normal (DNI);
  • Rrezatimi horizontal global (GHI);
  • Rrezatimi global në pjerrësinë optimale (GTI);
  • Pjerrësia optimale e moduleve fotovoltaike (OPTA);
  • Prodhimi i mundshëm i energjisë elektrike fotovoltaike (PVOUT);
  • Temperatura mesatare e ajrit (TEMP);
  • Përshtatshmëria e Tokave Bujqësore (PTB);
  • Zonat e Mbrojtura (ZM), dhe
  • Harta e pronave (HP).

 

Nga këto të dhëna janë krijuar shtresa për çdo indikatorë dhe tanimë janë të gatshme për publikim në Gjeoportalin Shtetëror të Kosovës. 

 

Gjatë kësaj analize janë marrë për bazë indikatorët, kështu duke respektuar mundësitë e shfrytëzimit të tokave bujqësore, ndalimin e ndërtimeve në parqe kombëtare dhe zona të mbrojtura, si dhe është finalizuar harta e të dhënave me hapësirat potenciale për zhvillimin e aktiviteteve solare në Republikën e Kosovës. 

 

Faleminderit për punën dhe kontributin e dhënë grupit të studentëve në përbërje nga Faruk Foniqi, Gëzim Qehaja, Bardha Jaha, Blerta Mulliqi dhe Alma Maliqi.

 

Foto Galeria

Kthehu