6151 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Aliu takoi Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane

Ministri Aliu takoi Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane
Prishtinë, 29 April -

Nder i veçantë që të takohemi me delegacionin e Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane me të cilët diskutuam për bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. 

 

Në këtë takim diskutuam çështjet kryesore me interes të përbashkët për të dyja vendet dhe identifikuam fushat me rëndësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm ekonomik për ndryshimet klimatike, mbrojtjen e mjedisit, dekarbonizimin, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, reduktimin e gazrave serrë si dhe projektet për rritjen e efiçiencës dhe ekonominë qarkore, me ç’rast theksova po ashtu projektet tona hekurudhore dhe projektet për ndërtimin e digave, gjithmonë në funksion të rritjes së qëndrueshmërisë ekonomike dhe integrimit Evropian të vendit tonë. 

 

Gjermania, është e mbetet partneri e aleati ynë më i rëndësishëm drejt rritjes tonë ekonomike dhe avancimit të mëtutjeshëm të vendit tonë. 
 

Foto Galeria

Kthehu