6090 - Single_page | MMPH

Lajmet

Projekti i digës së Dragaçinës

Projekti i digës së Dragaçinës
Prishtinë, 06 April -

Projekti i digës së Dragaçinës ishte tema që në ambientet e MMPHI-së, u mbajt takimi në mes të Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, z. Naser Hafizi dhe kryetarit të Suharekës z.Bali Muharremi. Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltarët e KMNU-së për ujëra dhe njohës të kësaj fushe. Gjatë këtij takimi, nga Prof. Lavdim Osmanaj, u mbajt një prezentim i analizës së detajuar të projektit të kësaj dige.

Në parim, të pranishmit u dakorduan që në kuadër të studimit të fizibilitetit për digat e reja, ky projekt të prioritizohet nga institucionet pērkatëse, në mënyrë që ky investim kapital të zgjidhë problemin e ujit të pijes për rajonin e Suharekës në periudhë afatgjate dhe të shërbejë për destinime të tjera si ujitje, prodhim të energjisë elektrike, industri turizëm etj.

Foto Galeria

Kthehu