6083 - Single_page | MMPH

Lajmet

MMPHI mbështetur nga Gjermania përmes GIZ , sot prezantuan  dokumentin ”Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës”

MMPHI  mbështetur nga Gjermania përmes GIZ , sot prezantuan  dokumentin ”Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës”
Prishtinë, 31 March -

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në partneritet me Projektin e Kosovës për Energji të mbështetur nga Gjermania përmes GIZ Kosova, sot prezantuan  dokumentin ”Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës”

Publikimi i këtij dokumenti, paraqet një nga hulumtimet më domethënëse në lidhje me masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e banimit në territorin e Republikës së Kosovës.

 

Ministri z.Liburn  Aliu në fjalen e tij, falënderoj Qeverinë Gjermane, përkatësisht organizatën e GIZ Kosovo, dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për mbështetjen e për kontributin e dhënë për realizimin e këtij dokumenti, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që po e japin në këtë fushë, sa të rëndësishme e po aq edhe domethënëse për Republikën e Kosovës.

 

Ky është një hulumtim gjithëpërfshirës në fushën e projektimit dhe klasifikimit të ndërtesave që lidhën me performancën energjetike dhe karakteristikat e tyre teknike. Përveç krijimit të fondit të ndërtesave dhe përcaktimit të llojit apo dhe destiminit, ky dokument siguron informacione mbi performancën energjetike për fondin aktual të ndërtesave dhe opsione për renovimin me masa adekuate sa i përket efiçiencës së energjisë, duke përfshirë vlerësimin për potencialin e kursimit energjetik.

 

Ambasadori Gjerman z. Jörn Rohde në fjalën e tij citoi se: “Ky vlerësim kyç tregon qartë potencialin e madh për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në Kosovë. Mund të sjellë kursime deri në 40% të konsumit të energjisë. Kjo do të thotë kursime deri në 20 milionë euro në vit! Investimi i këtyre kursimeve në efiçencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë mund të nxisë kompanitë dhe punësimin në këtë sektor. Tutje, familjet do të pranonin fatura më të ulëta mujore, komoditet dhe kushte më të mira jetese si dhe mjedisi do të ishte më pak i ndotur. Jam i kënaqur që Gjermania, me ekspertizën e GIZ, do të mbështesë Kosovën në hartimin e politikave që kontribuojnë në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së rinovimit të ndërtesave për të zbatuar këto gjetje të rëndësishme.”

 

Vlen të theksohet se Kosova ka obligim në hartimin dhe zbatimin e strategjisë së rinovimit të ndërtesave, andaj Tipologjia dhe Performanca Energjetike e Ndërtesave të Banimit në Republikën e Kosovës është dokumenti i cili ofron të gjitha informatat e nevojshme teknike për zbatimin e kësaj strategjie.

 

Publikimi është i disponueshëm për të gjithë në adresën: https://mmphi.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Tipologjia%20dhe%20performanca%20energjetike%20ne%20ndertesat%20rezidenciale%20ne%20Republiken%20e%20Kosoves.pdf

 

Sesioni i prezentimit të këtij dokumenti u përmbyll me pyetje dhe komente, si dhe u potencua rëndësia e madhe që ky dokument do të ketë në hulumtime e tjera për këtë fushë.

Në sesionin e pasdites  është bërë prezentimi i raportit të pilot projektit “Vlerësimi i sjelljes të konsumatorëve shtëpiak në lidhje me ndryshimin e mënyrës së sjelljes në konsumin e energjisë, (rajoni i Prishtinës) i cili përmbledh rezultatet e këtij projekti me qëllim të ndryshimit të modeleve të konsumit të energjisë elektrike duke aplikuar elemente te vlerësimit të sjelljes. Ky projekt është mbështetur nga GIZ Kosova dhe është realizuar në bashkëpunim me Kompaninë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Kompaninë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) , konsulencës së angazhuar nga Decision-Context dhe Institutit Gjerman për Zhvillim / Deutsches Institut für Entwicklungsprojekt (DIE). 

Foto Galeria

Kthehu