5997 - Single_page | MMPH

Lajmet

Në mbledhjen e 52-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua koncept dokumenti i propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me fushën e shpronësimit

Në mbledhjen e 52-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua koncept dokumenti i propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje ...
Prishtinë, 30 December -

Në mbledhjen e 52-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua koncept dokumenti i propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në lidhje me fushën e shpronësimit. 

 

I përcaktuar në Planin Strategjik Operacional 2021-2025, hartimi i koncept dokumentit për fushën e shpronësimit do të paraqesë propozime konkrete për zgjidhje dhe ndryshim të politikave aktuale ekzistuese në fushën e shpronësimit. 

 

Opsionet e Koncept Dokumentit për Fushën e Shpronësimit

 

Opsioni i parë –  Nuk  parashikon asnjë ndryshim ligjor (Status quo).

Opsioni i dytë –  Opsioni i dytë është përmirësimi i politikave aktuale dhe zbatimit dhe ekzekutimit më të mirë të legjislacionit aktual në fuqi. 

Opsioni i tretë – ndryshimi i kornizës aktuale legjislative.

 

Opsioni i parë, status quo (pa asnjë ndryshim) parasheh vazhdimin e gjendjes aktuale në fushën e shpronësimit, vlerësimit dhe kompensimit të pronave të paluajtshme. Sipas këtij opsioni do të vazhdojë zbatimi i procedurave për shpronësimin, vlerësimin dhe kompensimin e pronave të paluajtshme nga institucionet përkatëse dhe gjykatat.

 

Opsioni i dytë, mos-ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit nr. 03/L-139, datë 26.03.2009 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme, me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, që nga  viti 2010 dhe në anën tjetër rritja enorme e procedurave të shpronësimit dhe kompensimit ka vënë në pah problemet në zbatimin e tij në praktik. Mund të thuhet se opsioni i përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore pa ndryshime legjislative, mund të rezultojë i pamjaftueshëm për të përmirësuar gjendjen aktuale në vend dhe për të bërë eliminimin e problemeve kryesore në fushën e shpronësimit.

 

Opsioni i tretë i shqyrtuar është ndryshimi i kornizës aktuale legjislative. Ky opsion nënkupton hartimin e një ligji të ri, i cili do të rregullonte zbrazëtirat ligjore të hasura dhe do të rregullonte sfidat e reja të krijuara si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit. Kjo në të njëjtën kohë do të ju jepte zgjidhje problemeve me të cilat janë ballafaquar të gjithë akterët e përfshirë në procedurat e shpronësimit, vlerësimit dhe kompensimit të pronarëve, dhe të drejtave dhe detyrimeve ndaj tyre. 

 

Opsioni i miratimit të ligjit të ri, mundëson realizimin efikas të zbatimit të procedurave të shpronësimit, vlerësimit, kompensimit të pronave dhe shqyrtimit të ankesave të pronarëve nga gjykatat.

Pas miratimit të Koncept Dokumentit, grupi punues do të filloj me hartimin e Ligjit të ri për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme. Hartimi i këtij projektligji me propozimet për ndryshimin e ligjit ekzistues, për zbatim më të lehtë të tij, rezulton në plotësimin e prioriteteve të Qeverisë për sundimin e ligjit.

Foto Galeria

Kthehu