5898 - Single_page | MMPH

Lajmet

Tryezë: Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë

Tryezë: Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë
Prishtinë, 25 October -

Tryezë: Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë

MMPHI, respektivisht Agjencia Kadastrale e Kosovës me përkrahjen e Qeverisë Japoneze nëpërmjet Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), është duke implementuar projektin: “Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë."

Ky projekt ka për qëllim krijimin e kapaciteteve për krijimin e hartave topografike me shkallë të vogël 1:50,000, 1:100,000, 1:250,000 dhe 1:500,000, me çka zyrtarët e AKK-së do të rrisin kapacitetet e veta që në mënyrë të pavarur ta bëjnë përgjithësimin e Hartës Digjitale në shkallë të ndryshme.

Duke marrë parasysh faktin që në kuadër të këtij projekti tani më është përfunduar gjeneralizimi i hartës topografike në shkallë 1:250.000 dhe me qëllim të prezantimit të procesit dhe produktit në fjalë, në Hotel “Sirius” në Prishtinë, nën organizimin e JICA-s dhe me pjesëmarrjen e disa palëve të interesit është mbajtur një tryezë diskutimi me titull: “Zhvillimi i kapaciteteve për gjeneralizimin hartografik të hartave topografike digjitale në Kosovë."

Në këtë tryezë përmes prezantimeve dhe debateve interaktive u trajtua kualiteti i hartës, veçoritë që harta përmban, benefitet nga përdorimi i hartës toporafike, sfidat me të cilat u përballën ekspertët japonez dhe ata të AKK-së gjatë gjeneralizimit të hartës digjitale topografike si dhe u diskutua mbi hapat para si në fushën e infrastrukturës kombëtare të informacioneve gjeohapësinore në përgjithësi, po ashtu edhe në fushën e hartografisë në veçanti.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë kontributin e ekspertëve të JICA-s në proces dhe njëherësh u pajtuan që nevojitet një gjithëpërfshirje dhe koordinim më i madh ndërinstitucional në të gjitha proceset e krijimit të produkteve gjeohapësinore.

Në këtë tryezë u mbajtën katër prezantime, respektivisht z. Avni Rrustemi, ekspert për GIS dhe Hartografinë AKK prezantoi punimin me titull “Përpilimi dhe menaxhimi i hartës topografike, z. Rizah Murseli, Udhëheqës i Divizionit për GIS në Institutin e Planifikimit Hapësinor prezantoi punimin “Shfrytëzimi i hartës topografike 1:25.000”, z. Idriz Shala, Zyrtar i lartë i GIS-it në Agjencinë e Statistikave të Kosovës prezantoi punimit “Nevojat dhe shfrytëzimi i Hartës Topografike” si dhe përfaqësuesi i Korporatës japoneze PASCO z. Kohei Isobe, njëherësh ekspert i angazhuar nga JICA, prezantoi punimin me titull “Shfrytëzimi i hartave të shkallës së vogël në Japoni”. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Zyra e JICA-s në Ballkan të prirë nga Përfaqësuesi Kryesor z. Jiro Takeichi, pastaj nga Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu respektivisht Këshilltarja Politike z. Gearda Demiraj, ekspertë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës të prirë nga zv. Drejtorja e Përgjithshme e AKK z-nja Afërdita Thaçi, pastaj përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Forca e Sigurisë së Kosovës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore.

Foto Galeria

Kthehu