5897 - Single_page | MMPH

Lajmet

MMPHI me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë

MMPHI me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë
Prishtinë, 25 October -

Të dashur qytetarë,

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, me rastin e “8 Nëntorit - Ditës botërore të planifikimit të qyteteve”, organizojnë konkurs të fotografisë, me temë:

Fshati im.

Fotografitë duhet të jenë autentike dhe të bëra nga të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë profesionistët, entuziastët dhe dashamirët e fotografisë.

Për tu bëre pjesë e garës ju duhet ti dërgoni fotografitë në email-in:

iph.fotokonkurs@gmail.com,

nga data 22 Tetor – 03 Nëntor 2021.

Fituesit do te shpallen me 8 Nëntor, në hollin e ndërtesës “Ish Rilindja”, prej orës 10.00.

Shpërblimet do te jenë: vendi i parë 500 euro, vendi i dytë 300 euro, vendi i tretë 200 euro.

Ditën e njëjtë, Ministria bashkë me përkrahësit do të organizojnë edhe një tryezë të rrumbullakët, ku do të trajtohet tema e “Raportit Urban – Rural”.

Foto Galeria

Kthehu