Lajmet
Me moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm, me mobilitet të qëndrueshëm”, sot filloi Java Evropiane e Lëvizshmërisë
Me moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm, me mobilitet të qëndrueshëm”, sot filloi Java Evropiane e Lëvizshmërisë.
MMPHI në bashkpunim me dhjetë Komuna dhe organizata jo qeveritare ka organizuar shënimin e kesaj jave Evropiane .
Zëvendësministrja e MMPHI-së znj. Linda Çavdarbasha në fjalën e saj sot para qytetarëve të komunës së Pejës ,theksoi rëndësinë e lëvizshmërinë ekologjike dhe ftoj qytetarët që këto aktivitet vetëdijësuese të bëhen përditshmëri dhe të kuptojnë qëllimin edhe rëndësinë e lëvizjes pa makina për të shmangur kështu ngrohjen globale.
Aktiviteti i parë për shenimin e kësaj jave është mbajtur sot në Komunen e Pejës, për të vazhduar me pas në konunën e Klinës dhe në konunat tjera diteve në vijim.
Java Evropiane e Lëvizshmërisë" shënohet me aktivitete të parapara nga MMPHI ,nëpër komuna të Kosovës nga sot deri me 22 shtator 2021.
Për qytete sa më të gjelbra, bashkangjituni me ne.
16/09/2021
Peja Ora: 10:00 – 12:00
Klina Ora: 14:00 – 16:00
17/09/2021
Gjakova Ora:10:00-12:00
Prizreni Ora 13:00 – 15 00
19/09/2021
Gjilani Ora: 10:00 – 12:00
20/09/2021
Hani i Elezit Ora: 10:00 – 12:00
Shtërpca Ora: 14:00 – 16:00
21/09/2021
Suhareka Ora: 10:00 – 12:00
Malisheva Ora: 14:00 – 16:00
22/09/2021
Prishtina Ora: 10:00 – 12:00