5821 - Single_page | MMPH

Lajmet

Ministri Liburn Aliu, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili po mbahet në Marseille, Francë

Ministri Liburn Aliu, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili po mbahet në Marseille, Francë
Prishtinë, 03 September -

Sot, Ministri Liburn Aliu, po merr pjesë në Kongresin Botëror të Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), i cili po mbahet në Marseille, Francë. 

 

Themeluar më 1948, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) është organizatë ndërkombëtare që punon në fushën e ruajtjes së natyrës dhe përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, me fokus kryesor të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit. 

 

Organizata merret me grumbullimin e të dhënave, analizave, hulumtimet, projektet në terren, si dhe avokimin dhe edukimin për ruajtjen e natyrës. Qëllimi i organizatës është të ndikojë, inkurajojë dhe ndihmojë shoqëritë në mbarë botën, për të ruajtur natyrën dhe për të siguruar që çdo përdorim i burimeve natyrore të jetë i barabartë dhe ekologjikisht i qëndrueshëm.

 

Republika e Kosovës është anëtarësuar më 13 Mars 2019, si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), proces ky që është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Pas anëtarësimit në 2019, kjo është hera e parë që Republika e Kosovës do të merr pjesë në këtë kongres si vend anëtar, ku edhe në Asamblenë e Anëtarëve (organi më i lartë i organizatës), do të zgjedhet Këshilli i organizatës, e si vend anëtar Republika e Kosovës do të mund të votojë për 3 kandidatë. 

 

Funksionet kryesore të Kongresit Botëror janë: të definoj politikat e përgjithshme të organizatës, me ç'rast do t’u jap rekomandime qeverive dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare.

Foto Galeria

Kthehu