5819 - Single_page | MMPH

Lajmet

Sot, Ministri Aliu ka mbajtur konferencë për media në lidhje me procesin e shpronësimeve

Sot, Ministri Aliu ka mbajtur konferencë për media në lidhje me procesin e shpronësimeve
Prishtinë, 01 September -

Në konferencë u diskutua për raportet e auditimit, parregullsitë e gjetura në vendime, si dhe dukuritë e përgjithshme që lidhen me procesin e shpronësimeve, me theks të veçantë për ndryshimet e shpeshta të vijave të shpronësimit pas vendimeve përfundimtare, ndërtimin e rrugëve pa procedura të shpronësimit, shpronësimet shtesë në shumicën e projekteve, shpronësimin e sipërfaqes më shumë se sa ka qenë e nevojshme për ndërtim, si dhe shpronësimi i disahershëm i një prone të vetme, të gjitha këto të trashëguara prej qeverive të kaluara.

 

Ministri Aliu tha se vendimet për fillimin e projekteve të ndryshme pa realizuar shpronësimin në njërën anë, dhe shpronësimet përtej të nevojshmës nga ana tjetër, kanë rezultuar që shteti i Kosovës sot të ketë borxhe të mëdha, e për më shumë këto borxhe vec sa vijnë e shtohen për shkak të vendimeve gjyqësore. 

 

“Në fillimin e këtij viti borxhi për shpronësime ka qenë 182 milionë euro, ndërkohë që në buxhet ishin paraparë 7.2 milionë euro përfshirë këtu 5 milionë euro të AKP-së, të cilat nuk ishin realizuar asnjëherë, e që de fakto I bie të kenë qenë vetëm 2.2 milionë euro të ndara për procesin e shpronësimeve. Gjatë rishikimit të buxhetit ne kemi ndarë rreth 14 milionë euro për procesin e shpronësimeve.”, shprehu Aliu. 

 

Për fund, Ministri Aliu shprehu se ky është vetëm fillimi i denoncimeve të keqpërdorimeve që janë bërë në të shkuarën.

Foto Galeria

Kthehu